Blinken kritikon FIFA-n që ndaloi shiritat për LGBTQ
Blinken kritikon FIFA-n që ndaloi shiritat për LGBTQ
Shiriti i krahut që është ndaluar nga FIFA, të cilin planifikonin ta mbanin shumë lojtarë si simbol kundër diskriminimit të komunitetit LGBTQ.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti “shqetësues” vendimin e FIFA-s që të ndalohen shiritat e krahut që promovojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ, në Kupën e Botës në Katar.
Duke folur pas ndeshjes mes SHBA-së dhe Uellsit në Kupën e Botës, që përfundoi me rezultat 1:1, Blinken tha se asnjë skuadër nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes pjesëmarrjes në Botëror dhe “mbështetjes së vlerave të veta”.
Anglia, Gjermania dhe pesë skuadra të tjera evropiane i anuluan planet për të mbajtur në krahë shirita të frymëzuar nga flamuri i ylberit dhe motoja “Një dashuri” për shkak të kërcënimeve për ndëshkime disiplinore nga FIFA.
Vetëm disa orë para se të niste ndeshja e parë ku ishte paralajmëruar se lojtarët do t’i mbanin këta shirita të hënën, organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, paralajmëroi se lojtarët do të ndëshkoheshin menjëherë me karton të verdhë – dy kartonë të verdhë bëjnë që lojtarët të përjashtohen nga ajo ndeshje dhe nga ndeshja e radhës.
Këta shirita ishin cilësuar si protestë simbolike ndaj ligjeve në Katar, nikoqir i Kupës së Botës, ku homoseksualiteti është ilegal. Vendimi i FIFA-s për t’i ndaluar shiritat është kritikuar në Evropë.
Kur u pyet për këtë vendim pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman, Blindken tha: “Është gjithmonë shqetësuese kur sheh kufizime të çfarëdoshme mbi lirinë e shprehjes, veçanërisht kur kjo shprehje ka të bëjë me diversitet”.
“Askush në fushën e futbollit nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes mbështetjes së vlerave të veta dhe pjesëmarrjes në lojë”, shtoi ai.
Blinken, që është edhe tifoz i futbollit, arriti në Doha të hënën për një vizitë 24-orëshe që përfshiu pjesëmarrjen në ndeshjen e parë të SHBA-së në Botërorin “Katar 2022”.
Hapja e Kampionatit Botëror të Futbollit përmes fotografive
1/8Në këtë fotografi valltarët performojnë gjatë ceremonisë së hapjes.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati
për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
2/8Ceremonia e hapjes Kupa e Botës 2022, përpara ndeshjes së parë të Grupit A midis Katarit dhe Ekuadorit.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati
për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
3/8Në Kupën e Botës do të garojnë 32 ekipe, ku ekipet do të ndahen në tetë grupe me nga katër konkurrentë.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati
për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
4/8Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë. Të gjitha stadiumet ndodhen brenda një rrezeje prej 40 km nga qendra e kryeqytetit Doha.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati
për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
5/8Fishekzjarre para fillimi të ndeshjes midis Katarit dhe Ekuadorit në stadiumin Al-Bayt në Al Khor, në veri të Dohas.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati
për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
6/8Me 80.000 vende, Stadiumi Ikonik i Lusailit është më i madhi prej tetë stadiumeve të Botërorit në Katar.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati
për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
7/8Në fazën e grupeve, secili prej 32 ekipeve do t’i zhvillojë nga tri ndeshje. Ndeshja e fundit e fazës së grupeve do të luhet më 2 dhjetor.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati
për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
8/8Finalja e Kupës së Botës do të mbahet të dielën, më 18 dhjetor në stadiumin ikonik të Lusailit.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati
për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
Previous slide
Next slide
Ministri i Katarit tha se vendi i tij, që ka shpenzuar mbi 200 miliardë dollarë në infrastrukturën dhe përgatitje të tjera për Kupën e Botës, është bërë viktimë e paragjykimeve për kushtet në vend.
FIFA nuk është u është përgjigjur pyetjeve për këto deklarata të diplomatit amerikan.