Ndërlidhjet

Blinken: Pasoja të mëdha për Rusinë nëse sulmon Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe aleatët kryesorë të Uashingtonit në Evropë kanë lëshuar një paralajmërim tjetër për Rusinë për "pasoja të rënda" nëse ajo vepron në mënyrë agresive ndaj Ukrainës.

Ky shqetësim vjen pasi kanë kaluar disa javë që Moska ka përforcuar me ushtarë kufirin me Ukrainën.

Sekretari Blinken, tha në Berlin më 20 janar, 2022, se nëse ndonjë forcë ruse lëviz përtej kufirit ukrainas, do të ketë një "përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tonë”. Këto komente Blinken i bëri pas takimit me aleatët nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin amerikan të shtetit, Blinken, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se ata "i bëjnë thirrje Rusisë të ndërmarrë hapa drejt një de-përshkallëzimi" të situatës.

"Çdo qëndrim i mëtejshëm agresiv, çdo agresion i mëtejshëm, do të kishte pasoja të rënda," tha Baerbock.

Grumbullim ushtarak: Zbulohen autoblindat ruse afër Ukrainës

Një fotografi satelitore shfaq automjetet ushtarake ruse, të mbuluara nga bora, duke qëndruar në një fushë në Jelnja, Rusi, më 19 janar 2022. Jelnja ndodhet në rajonin veriperëndimor rus të Smolensk Oblastit, rreth 120 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, dhe 260 kilometra larg Ukrainës.
1/9 Një fotografi satelitore shfaq automjetet ushtarake ruse, të mbuluara nga bora, duke qëndruar në një fushë në Jelnja, Rusi, më 19 janar 2022. Jelnja ndodhet në rajonin veriperëndimor rus të Smolensk Oblastit, rreth 120 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, dhe 260 kilometra larg Ukrainës.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Automjete të blinduara ruse në Klimovë, më 19 janar. Magazina ushtarake e Klimovës ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
2/9 Automjete të blinduara ruse në Klimovë, më 19 janar. Magazina ushtarake e Klimovës ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tenda dhe baraka për trupat ruse në Jelnja, më 19 janar. Në ditën kur u realizua kjo fotografi, presidenti amerikan, Joe Biden, nxiti shumë kritika, pasi u duk se përcaktoi dallimin mes një "inkursioni të vogël" të mundshëm të forcave ruse në Ukrainë, dhe një pushtimi të plotë.
3/9 Tenda dhe baraka për trupat ruse në Jelnja, më 19 janar. Në ditën kur u realizua kjo fotografi, presidenti amerikan, Joe Biden, nxiti shumë kritika, pasi u duk se përcaktoi dallimin mes një "inkursioni të vogël" të mundshëm të forcave ruse në Ukrainë, dhe një pushtimi të plotë.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tanke dhe pajisje për mbështetjen e artilerisë ruse, disa prej të cilave duket të jenë përdorur së fundmi, të parkuara në Jelnja, më 19 janar. Shtëpia e Bardhë më vonë u mundua të sqaronte komentet e presidentit amerikan, duke thënë se "nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin me Ukrainën, kjo përbën ndërhyrje të re, dhe asaj do t'i përgjigjen shpejt, ashpër dhe në mënyrë të koordinuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë".
4/9 Tanke dhe pajisje për mbështetjen e artilerisë ruse, disa prej të cilave duket të jenë përdorur së fundmi, të parkuara në Jelnja, më 19 janar. Shtëpia e Bardhë më vonë u mundua të sqaronte komentet e presidentit amerikan, duke thënë se "nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin me Ukrainën, kjo përbën ndërhyrje të re, dhe asaj do t'i përgjigjen shpejt, ashpër dhe në mënyrë të koordinuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë".
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pajisje ushtarake të grumbulluara në magazinën ushtarake në Klimovë, më 19 janar. Pamje të mëparshme&nbsp;<a href="https://www.google.com/maps/place/Klimovo,+Bryansk+Oblast,+Russia/@52.346282,32.1680393,567m/data=!3m1!1e3!4m5!3m4!1s0x46d4a0d137ad6257:0x7ea4add83a2b92ac!8m2!3d52.3763189!4d32.2005574" target="_blank"><strong>të të njëjtit vend, nga Google Maps,</strong> </a>shfaqin pak automjete ushtarake aty.
5/9 Pajisje ushtarake të grumbulluara në magazinën ushtarake në Klimovë, më 19 janar. Pamje të mëparshme të të njëjtit vend, nga Google Maps, shfaqin pak automjete ushtarake aty.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Mjete të rënda ushtarake në një kompleks hekurudhor në Klimovë, më 19 janar. Pamje të reja amatore kanë shfaqur sasi të mëdha të armatimit duke u transportuar me tren në perëndim të Rusisë.
6/9 Mjete të rënda ushtarake në një kompleks hekurudhor në Klimovë, më 19 janar. Pamje të reja amatore kanë shfaqur sasi të mëdha të armatimit duke u transportuar me tren në perëndim të Rusisë.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një helikopter rus për zbulim dhe sulm, i tipit Ka-52 &quot;Aligator&quot;, duke fluturuar në një vend të panjohur në rajonin e Rostovit, në Rusi, më 19 janar. Këto pamje janë shkrepur nga një fotograf i pavarur, të cilit me sa duket i është dhënë qasje në një bazë ushtarake ruse, dhe më pas janë shpërndarë nga Reuters.
7/9 Një helikopter rus për zbulim dhe sulm, i tipit Ka-52 "Aligator", duke fluturuar në një vend të panjohur në rajonin e Rostovit, në Rusi, më 19 janar. Këto pamje janë shkrepur nga një fotograf i pavarur, të cilit me sa duket i është dhënë qasje në një bazë ushtarake ruse, dhe më pas janë shpërndarë nga Reuters.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
I njëjti fotograf ka shkrepur fotografi të ushtarëve rusë duke marrë pjesë në manovra tokësore në Kamensk-Shaktinski, më 19 janar.
8/9 I njëjti fotograf ka shkrepur fotografi të ushtarëve rusë duke marrë pjesë në manovra tokësore në Kamensk-Shaktinski, më 19 janar.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një pilot në kabinën e një helikopteri të tipit Ka-52, në kuadër të një fluturimi testues, më 19 janar.&nbsp;<br />
<br />
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Berlin, më 20 janar, për bisedime me aleatët evropianë, teksa frika është rritur se Ukraina mund të pushtohet &quot;papritmas&quot;. Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, dhe akuzon NATO-n se po planifikon ta pranojë vendin si anëtar të aleancës, si dhe të dërgojë armatim të rëndë atje.
9/9 Një pilot në kabinën e një helikopteri të tipit Ka-52, në kuadër të një fluturimi testues, më 19 janar. 

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Berlin, më 20 janar, për bisedime me aleatët evropianë, teksa frika është rritur se Ukraina mund të pushtohet "papritmas". Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, dhe akuzon NATO-n se po planifikon ta pranojë vendin si anëtar të aleancës, si dhe të dërgojë armatim të rëndë atje.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Takimi i aleatëve vjen një ditë përpara se Blinken të shkojë në Gjenevë për bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Alarmet kanë rënë në të gjithë kryeqytetet perëndimore për rrezikun e një konflikti të ri të madh pasi Rusia grumbulloi rreth 127 mijë trupa përgjatë kufijve të Ukrainës dhe vendosi një forcë të konsiderueshme në Bjellorusi për atë që Moska dhe Minsku thonë se do të jenë stërvitje ushtarake.

Blinken tha se Rusia mund të përdorë një gamë të gjerë veprimesh për të destabilizuar situatën, duke përfshirë sulme hibride dhe paraushtarake në Ukrainë.

Blinken vizitoi Kievin një ditë më parë për të siguruar Ukrainën se kishte mbështetjen e Uashingtonit, duke thënë se nëse Rusia vazhdon me ndonjë lëvizje agresive kundër Ukrainës, Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ofrojnë materiale shtesë për Kievin për ta ndihmuar atë që të mbrohet.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha në një konferencë shtypi më 19 janar se Rusia do të përballet me pasoja të rënda ekonomike nëse ndodh një ofensivë ushtarake.

"Unë nuk jam aq i bindur se ai është i sigurt se çfarë do të bëjë. Mendoj se ai do të intervenojë. Ai duhet të bëjë diçka," tha Biden në një konferencë shtypi për të shënuar vitin e tij të parë në detyrë.

Kievi zyrtar ka mirëpritur sinjalizimin e presidentit amerikan, Joe Biden se do të ketë një përgjigje të koordinuar me aleatët në rast se Rusia tenton të pushtojë Ukrainën.

Kremlini, i cili mohon planifikimin e një sulmi, tha më 20 janar se paralajmërimet e tilla të SHBA-së mund të kenë pasoja katastrofike mund të destabilizojë më tej situatën.

Në anën tjetër, sekretari amerikan i shtetit, Blinken, ka shfaqur shpresë se pavarësisht nga indikacionet se Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë Ukrainës, bisedimet e tij të ardhshme me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov do të tregojnë "se diplomacia mbetet një mundësi e hapur".

XS
SM
MD
LG