Ndërlidhjet

Borrell kërkon që serbët t’i largojnë barrikadat në veri

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar që barrikadat e ngritura në veri të Kosovës të largohen menjëherë “nga grupet e serbëve të Kosovës”.

“Barrikadat duhet të largohen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të restaurohet”, shkroi Borrell në Twitter.

Në veri të Kosovës janë ngritur barrikada dhe janë bllokuar disa rrugë nga serbët lokal pas arrestimit të ish-pjeëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Ai akuzohet se “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor.

Të shtunën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri të Kosovës, duhet të hiqen menjëherë.

Situatën në këtë pjesë të Kosovës janë duke e monitoruar Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Veriu i Kosovës përmes fotografive

Veturat e KFOR-it shihen te vendi i njohur si Tre Rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
1/12 Veturat e KFOR-it shihen te vendi i njohur si Tre Rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në Rudarë, Zveçan.
2/12 Barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në Rudarë, Zveçan.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Qytetarët serbë janë mbledhur në Rudarë, në anën tjetër të rrugës së bllokuar. 11 dhjetor 2022.
3/12 Qytetarët serbë janë mbledhur në Rudarë, në anën tjetër të rrugës së bllokuar. 11 dhjetor 2022.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar vazhdimisht situatën në veri.<br />
&nbsp;
4/12 KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar vazhdimisht situatën në veri.
 
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Gjatë natës së 10 dhjetorit është raportuar për sulme mbi patrullat vëzhguese të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
5/12 Gjatë natës së 10 dhjetorit është raportuar për sulme mbi patrullat vëzhguese të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Mitrovica e Veriut, mëngjesin e 11 dhjetorit.
6/12 Mitrovica e Veriut, mëngjesin e 11 dhjetorit.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Policia e Kosovës vazhdon prezencën e shtuar në lagjet e përziera etnikisht, si Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
7/12 Policia e Kosovës vazhdon prezencën e shtuar në lagjet e përziera etnikisht, si Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
8/12 Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Rruga që të çon në Rudarë, komuna e Zveçanit.
9/12 Rruga që të çon në Rudarë, komuna e Zveçanit.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Më 10 dhjetor në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb, ku vendosën barrikada. 11 dhjetor 2022.
10/12 Më 10 dhjetor në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb, ku vendosën barrikada. 11 dhjetor 2022.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, duke e konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë.
11/12 Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, duke e konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Qytetarët serbë janë mbledhur në Rudarë, në anën tjetër të rrugës së bllokuar. 11 dhjetor 2022.
12/12 Qytetarët serbë janë mbledhur në Rudarë, në anën tjetër të rrugës së bllokuar. 11 dhjetor 2022.
Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veti të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Previous slide
Next slide

EULEX ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit. Shefi i diplomacisë evropiane e ka dënuar këtë sulm.

“BE-ja nuk do të tolerojë sulme ndaj EULEX-it ose përdorimin e veprimeve të dhunshme, kriminale në veri. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet në Kosovë dhe KFOR-in. Të gjithë akterët duhet t’i shmangen përshkallëzimit”, tha tutje Borrell në Twitter.

Sulmin ndaj patrullës së EULEX-it e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, që ka kërkuar që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po punon me KFOR-in për ta adresuar situatën “shpejt dhe në mënyrë paqësore”.

Të dielën, edhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka kërkuar nga qytetarët në veri të lejohet lëvizja e KFOR-it dhe EULEX-it, duke thënë se “prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”.

XS
SM
MD
LG