Britania i thotë lamtumirë Mbretëreshës
Mijëra qytetarë të Britanisë janë mbledhur në Londër për t’ia dhënë lamtumirën Mbretëreshës britanike, Elizabeta II. Qindra liderë botërorë janë mbledhur po ashtu në kryeqytetin britanik për të marrë pjesë në ceremoninë fillestare të varrimit, që është mbajtur në Kishën Uestminister. Mbretëresha do të varroset pasdite në Kështjellën Uinsdor. Elizabeta II ka vdekur më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ka mbajtur fronin për 70 vjet. (Përgatiti: Krenare Cubolli)

1
Arkivoli i Mbretëreshës, Elizabeta II, duke u dërguar në Kishën Uestminister.

2
Kisha Uestminister. Në këtë Kishë, ajo është martuar dhe është shpallur mbretëreshë.
Ceremonia fillestare e varrimit është përcjellë me muzikë kishtare dhe lexim të Biblës.
Ceremonia fillestare e varrimit është përcjellë me muzikë kishtare dhe lexim të Biblës.

3
Mbreti Charles III duke marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës në Kishën Uestminister.

4
Kurora e Mbretëreshës