Ndërlidhjet

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Biden bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Amerikanët kanë mirëpritur të mërkurën një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden bëri betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

• Demokrati Joe Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris po ashtu bëri betimin si nënpresidente.
• Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.
• Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.
• Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e një presidence të re në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas ligjit, zhvillohet më 20 janar në Uashington.
• Presidenti bëri betimin me fjalët: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.
• Ceremonia e inaugurimit sivjet ishte ndër më të pazakonshmet në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo u zhvillua nën masa të pashembullta të sigurisë, të cilat pasuan dhunën e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit.
• Presidenti i deritanishëm, Donald Trump, nuk mori pjesë në ceremoni.
• Pjesëmarrja e publikut në inaugurim ishte po ashtu rreptësisht e kufizuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
17:42 20.1.2021

Kamala Harris bën betimin e nënpresidentes

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re.

Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së.

Ajo bëri betimin para gjykatëses së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor.

Kamala Harris duke u betuar.
Kamala Harris duke u betuar.

17:39 20.1.2021

Lady Gaga këndon himnin kombëtar në ceremoni

Këngëtarja Lady Gaga këndoi himnin kombëtar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, nw Uashington.

Këngëtarja, e cila ka bërë fushatë për zgjedhjen e Bidenit, ka thënë se është “thellësisht e nderuar” që është zgjedhur për ceremoninë.

Lady Gaga në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit.
Lady Gaga në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit.

17:32 20.1.2021

Siguria në Uashington për inaugurimin e presidentit të ri

Nën masa të shtuara të sigurisë, SHBA-ja bëhet gati për inaugurimin e Bidenit

Pjesëtarë të Gardës Kombëtare qëndrojnë pranë ndërtesës së Kongresit më 17 janar, para inaugurimit të Joe Bidenit si president i SHBA-së. Më 6 janar, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit, ku mbetën të vdekur pesë persona.

1/8 Pjesëtarë të Gardës Kombëtare qëndrojnë pranë ndërtesës së Kongresit më 17 janar, para inaugurimit të Joe Bidenit si president i SHBA-së. Më 6 janar, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit, ku mbetën të vdekur pesë persona.

Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.
Trumpat amerikane ruajnë Kongresin amerikan më 17 janar në Uashington. SHBA-ja rriti sigurinë para inaugurimit të Bidenit, nga frika se protesta të tjera të dhunshme, si ajo e 6 janarit, mund të organizohen.

2/8 Trumpat amerikane ruajnë Kongresin amerikan më 17 janar në Uashington. SHBA-ja rriti sigurinë para inaugurimit të Bidenit, nga frika se protesta të tjera të dhunshme, si ajo e 6 janarit, mund të organizohen.

Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.
Një anëtar i Gardës Kombëtare furnizohet me municion, teksa ruan ndërtesën e Kongresit më 17 janar.

3/8 Një anëtar i Gardës Kombëtare furnizohet me municion, teksa ruan ndërtesën e Kongresit më 17 janar.

Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.
Mbi 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa edhe kryeqytete të tjera të shteteve amerikane kanë përforcuar masat e sigurisë, nga frika se mund të mbahen protesta të dhunshme.

4/8 Mbi 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa edhe kryeqytete të tjera të shteteve amerikane kanë përforcuar masat e sigurisë, nga frika se mund të mbahen protesta të dhunshme.

Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.
Kongresi është mbuluar me flamuj të SHBA-së më 16 janar.

5/8 Kongresi është mbuluar me flamuj të SHBA-së më 16 janar.

Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.
Përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Bidenit. Karriget janë vendosur në atë formë që të ketë distancë fizike, si preventivë për koronavirusin. SHBA-ja është shteti me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi. Presidenti i zgjedhur, Biden, ka thënë se luftimi i pandemisë COVID-19 do të jetë prioriteti kryesor i administratës së tij.

6/8 Përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Bidenit. Karriget janë vendosur në atë formë që të ketë distancë fizike, si preventivë për koronavirusin. SHBA-ja është shteti me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi. Presidenti i zgjedhur, Biden, ka thënë se luftimi i pandemisë COVID-19 do të jetë prioriteti kryesor i administratës së tij.

Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.
Shumë rrugë të Uashingtonit janë bllokuar për qarkullim. Më 16 janar, në rrugët në afërsi të Kongresit, shihen disa njerëz duke ecur.

7/8 Shumë rrugë të Uashingtonit janë bllokuar për qarkullim. Më 16 janar, në rrugët në afërsi të Kongresit, shihen disa njerëz duke ecur.

Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.
Garda Kombëtare duke patrulluar në rrugët boshe të Uashingtonit më 15 janar.

8/8 Garda Kombëtare duke patrulluar në rrugët boshe të Uashingtonit më 15 janar.

Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.
Previous slide
Next slide

17:09 20.1.2021

Nënpresidenti në largim arrin në ceremoni

Nënpresidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, dhe gruaja e tij kanë arritur në platformën e Kongresit amerikan, ku pas pak minutash pritet të bëjë betimin presidenti i zgjedhur, Joe Biden.

Nënpresidenti në largim, Mike Pence, dhe gruaja e tij, Karen.
Nënpresidenti në largim, Mike Pence, dhe gruaja e tij, Karen.

Në ceremoninë e inaugurimit nuk merr pjesë presidenti në largim, Donald Trump.

Ai është presidenti i parë në 152 vjet që nuk merr pjesë.

Trump nuk e ka pranuar kurrë humbjen kundrejt Bidenit në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG