Ndërlidhjet

“Mbrojtje gjithëpërfshirëse” - koncepti i ri i Kosovës për mbrojtje

Anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në automjetet e tyre të blinduara. Fotografi nga arkivi.

“Mbrojtje gjithëpërfshirëse” është koncepti i ri në të cilin është duke punuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Është ende në fazën e hartimit, por se përbën prioritet kryesor për të, thotë kjo ministri.

Ditë më parë, idenë e shpalosi vetë ministri Ejup Maqedonci, i cili, duke folur për A2/CNN-in në Shqipëri, tha se koncepti i ri nënkupton që secilit qytetar t’i jepet rol në aspektin e mbrojtjes, sigurisë dhe emergjencave civile.

Ai tha se koncepti do të bëhet publik së shpejti, por nuk specifikoi më shumë.

“Ne vlerësojmë se qytetarët, institucionet dhe çdo individ duhet ta dijë rolin e tij në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe në aspektin e mbrojtjes civile”, tha Maqedonci.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të bisedojë direkt me të, por nuk mori përgjigje pozitive.

Nga institucioni që ai udhëheq, REL-it iu tha se koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse është “në përputhje me rrethanat e krijuara viteve të fundit”, kur “strategjia e luftës dhe e interferimit në shtete, me qëllim destabilizimin, ka ndërruar dukshëm, duke u bërë më hibride se kurrë”.

“Ky koncept përbën një plan reagimi kombëtar të të gjithë shoqërisë, në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, kur ka nevojë për masa mbrojtëse emergjente”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë konkretisht do të bëjnë qytetarët, si do të përgatiten për mbrojtje, nga kush dhe për sa kohë.

Tha se roli i Ministrisë së Mbrojtjes, si organ koordinues, do të sigurojë që “shteti të jetë në gjendje të operojë në kushte të kërcënimit ushtarak, t’i ristrukturojë shpejt aktivitetet” dhe “t’i mobilizojë burimet e nevojshme për mbrojtje”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prej vitesh, ka paralajmëruar se do ta jetësojë shërbimin e obligueshëm ushtarak në vend, por, deri më tash, nuk ka pasur ndonjë hap konkret në këtë drejtim.

E pyetur nëse është hequr dorë nga kjo ide, Ministria e Mbrojtjes nuk u përgjigj.

“Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk mund të ndajmë informacione të tjera”, tha në përgjigje.

Si e komentojnë qytetarët konceptin e paralajmëruar të mbrojtjes gjithëpërfshirëse?

Ndonëse pa shumë informacione për konceptin e ri, shumë prej qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se do të ishin të gatshëm, në parim, për t’iu përgjigjur ftesës eventuale të institucioneve të vendit, për të dhënë kontributin e tyre.

“Për mua është e pranueshme dhe i bëj apel shtetit që të ketë interes në këtë çështje. Me profesion jam ekolog. Në shërbim të vendit do të kisha hapësirë edhe kohë për gjithçka”, thotë Egzon Aliu, duke iu referuar edhe mundësisë për stërvitje ushtarake për kohë të caktuar.

Rinesa Koca thotë, po ashtu, se do t’i përgjigjej pozitivisht ftesës eventuale të institucioneve për t’u stërvitur për mbrojtje.

Dita e Forcës: FSK-ja hap dyert për qytetarët

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës i rrethuar nga fëmijë të veshur me uniforma.
1/15 Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës i rrethuar nga fëmijë të veshur me uniforma.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Një grup fëmijësh me kapela me flamurin kombëtar shqiptar.
2/15 Një grup fëmijësh me kapela me flamurin kombëtar shqiptar.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Flamuj me stema të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbanin në dorë këta fëmijë që kishin ardhur të organizuar për të parë nga afër ushtarët.
3/15 Flamuj me stema të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbanin në dorë këta fëmijë që kishin ardhur të organizuar për të parë nga afër ushtarët.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
I veshur në uniformë dhe me fytyrë të kamufluar, ky pjesëtar i FSK-së iu përgjigjej pyetjeve të fëmijëve.
4/15 I veshur në uniformë dhe me fytyrë të kamufluar, ky pjesëtar i FSK-së iu përgjigjej pyetjeve të fëmijëve.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
FSK-ja ekspozoi edhe automjetet e rënda ushtarake të cilat i ka në posedim.
5/15 FSK-ja ekspozoi edhe automjetet e rënda ushtarake të cilat i ka në posedim.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Stema e flamurit të Kosovës, helmeta dhe arma e gjatë janë pjesë e veshjeve dhe pajisjeve që mbante ky ushtar i FSK-së. 
6/15 Stema e flamurit të Kosovës, helmeta dhe arma e gjatë janë pjesë e veshjeve dhe pajisjeve që mbante ky ushtar i FSK-së. 
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Një armë e gjatë automatike shikohej me kujdes nga ky fëmijë që vizitonte së bashku me prindërit te tij kazermën “Adem Jashari”.
7/15 Një armë e gjatë automatike shikohej me kujdes nga ky fëmijë që vizitonte së bashku me prindërit te tij kazermën “Adem Jashari”.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Snajperë dhe mitrolozë të ushtarëve të FSK-së ishin të ekspozuara në këtë tavolinë. Ky fëmijë i shikonte me shumë kujdes.
8/15 Snajperë dhe mitrolozë të ushtarëve të FSK-së ishin të ekspozuara në këtë tavolinë. Ky fëmijë i shikonte me shumë kujdes.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Armatime të ndryshme dhe pajisje logjistike u ekspozuan në këtë tavolinë.
9/15 Armatime të ndryshme dhe pajisje logjistike u ekspozuan në këtë tavolinë.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Një ushtare e buzëqeshur e FSK-së derisa përshëndeste fëmijët një nga një.
10/15 Një ushtare e buzëqeshur e FSK-së derisa përshëndeste fëmijët një nga një.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Nën flamurin e Kosovës, të vendosur mbi automjetin ushtarak ,qëndronte ky ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
11/15 Nën flamurin e Kosovës, të vendosur mbi automjetin ushtarak ,qëndronte ky ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës i ka uruar edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. “Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë  falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme”, tha Jashari në urimin e tij.
12/15 Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës i ka uruar edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. “Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë  falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme”, tha Jashari në urimin e tij.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lavdëroi FSK-në duke thënë se “është një forcë e cila jep kontribut jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon, por edhe përtej”.
13/15 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lavdëroi FSK-në duke thënë se “është një forcë e cila jep kontribut jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon, por edhe përtej”.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës në më pak se tri vjet “ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes”. Kurti tha po ashtu se është bërë gati trefishim i investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve”.
14/15 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës në më pak se tri vjet “ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes”. Kurti tha po ashtu se është bërë gati trefishim i investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve”.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Në prag të festës së 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kombëtar shqiptar, dominoi ngjyrat e kësaj ngjarjeje në kazermën "Adem Jashari".
15/15 Në prag të festës së 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kombëtar shqiptar, dominoi ngjyrat e kësaj ngjarjeje në kazermën "Adem Jashari".
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Previous slide
Next slide

“Është diçka interesante të mësosh [mbrojtjen], sidomos kur e di motivin. Motivi është gjithmonë që ta duash vendin dhe ta mbrosh atë”, shprehet Koca.

Berlind Gajraku mbështet idenë që qytetarët të marrin njohuri bazike të mbrojtjes.

“Për çfarëdo nevoje, kur të thërret vendlindja, je i gatshëm. Kur i gjen dy javë kohë për të shkuar në pushim, besoj se gjen kohë edhe për këtë [aftësimin për mbrojtje]”, thotë ai.

E, Ariana Radoniqi shpreh mendim ndryshe.

“Jam ekonomiste me profesion. Mund të jap kontribut në atë profil, në atë fushë. Mirëpo, të marr pjesë në ushtri ose të marr trajnime në atë aspekt, jo. Personalisht, nuk kam dëshirë”, thotë ajo.

A është e nevojshme mbrojtja gjithëpërfshirëse?

Ministri Maqedonci tha për A2/CNN-in se ky koncept i mbrojtjes nuk ndërtohet për t’iu kundërvënë dikujt.

“E kemi ndërtuar këtë koncept për t’iu kundërvënë sfidave, rreziqeve të kohës. Ky koncept ka qenë i nevojshëm edhe më herët”, tha ai.

Rreth dy javë më parë, Maqedonci, gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, e informoi edhe këtë trup se dikasteri i tij është duke hartuar konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse.

Nënkryetari i këtij komisioni, Enver Dugolli, nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, thotë se Maqedonci njoftoi për qëllimin e konceptit, i cili, sipas tij, është më i madh se vetë shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Dugolli sqaron se koncepti nënkupton që qytetarët të mos jenë pasivë, por të kenë një përgatitje të nevojshme për gjendjet e jashtëzakonshme, të luftës apo ato emergjente.

Sipas tij, zhvillimi i këtij koncepti nuk e pengon Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri, por ”synon t’i bashkojë të gjithë komponentët e sigurisë, që të funksionojnë si një trup në situata emergjente, të ndjeshme apo në rast lufte”.

“Ky koncept synon që t’i bëjë të gjithë hisedarë në mbrojtje, siguri. Pra, që të kemi një lloj databaze të strukturuar, e cila na jep një pasqyrë të qartë për kapacitetet që posedon Republika e Kosovës”, thotë Dugolli.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Hisen Berisha, i cili është edhe anëtar i Komisionit parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, e cilëson si të papranueshëm konceptin e përfshirjes së qytetarëve në stërvitje për mbrojtje, por edhe opsionin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Sipas tij, Kosova është përcaktuar për konceptin e një ushtrie profesioniste dhe jo për konceptin gjithëpërfshirës, sepse vetëm “ushtarët profesionistë janë luftëtarë dhe jo ushtarët e shërbimit të detyrueshëm”.

“Koncepti i të bërit të të gjithë qytetarëve ushtarë dhe për të shërbyer nga pozicioni ku janë ata, është thjesht kamuflim, për të mbuluar dështimin e një objektivi që kishin vendosur më parë dhe për ta shndërruar në një kauzë mashtruese për efekte elektorale, për të marrë votën e qytetarëve”, thotë Berisha, duke aluduar në zotimin e mëhershëm të Kurtit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Për më tepër, shton ai, në mbrojtjen e vendit dhe të sigurisë së tij, përveç FSK-së, janë të përfshira edhe disa organizata dhe agjenci, si Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare për Inteligjencë, Agjencia e Emergjencave, dhe “nuk është i domosdoshëm roli i qytetarëve”.

Si e shohin ekspertët?

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se roli i qytetarëve në konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse nënkupton edukimin e tyre për mbrojtje, duke mos përjashtuar as stërvitjet praktike.

Në këtë kontekst, ai thotë se zbatimi i konceptit që Ministria e Mbrojtjes po e zhvillon aktualisht, mund të jetë problematik.

“Kjo është e pamundur të realizohet pa pasur një sistem, i cili qytetarët i obligon për të marrë pjesë në vetëdijesimin, edukimin e tyre, se çfarë roli do të duhej të kenë”, thotë Vrajolli për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se, në rast se arrihet të bëhet përfshirja e rolit të qytetarëve në konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, kjo nënkupton se ata do të jenë të detyruar t’i përgjigjen ftesës së institucioneve, sikurse në rastin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Vrajolli thotë se pa shërbim të detyrueshëm ushtarak, nuk mund të funksionojë as koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse.

“Këto të dyja, mendoj se janë të pandashme nga njëra-tjetra. Nëse ato nuk bashkohen me njëra-tjetrën, atëherë mendoj se të dyja janë thuajse të pazbatueshme”, thotë Vrajolli.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak është në fuqi në disa vende të botës, përfshirë Suedinë, Greqinë, Zvicrën etj.

Në rajon, çështja është aktualizuar së voni në Serbi dhe në Kroaci. Në janar të këtij viti, në të dyja këto vende është iniciuar apo diskutuar çështja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Situata e sigurisë në Kosovë

Në shtator të vitit të kaluar, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin verior, Banjskë, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Sulmi u përshkrua si një nga incidentet më të rënda ndër vite dhe ndodhi pas disa muajsh tensione të larta midis Kosovës dhe Serbisë.

Pas tij, Serbia grumbulloi trupa ushtarake në kufi me Kosovën - gjë që u dënua nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat e cilësuan si “veprim shumë destabilizues”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e ka ndërmend t’i urdhërojë forcat ushtarake ta kalojnë kufirin dhe, pak ditë më vonë, i tërhoqi ato.

Kosova e akuzoi Beogradin për sulmin në Banjskë, por zyrtarët atje mohuan se kanë gisht.

Përgjegjësinë e mori në fund Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila e ka mbështetjen e Beogradit.

Nga ajo kohë, autoritetet e Kosovës përsërisin vazhdimisht se Serbia përbën rrezik për Kosovën.

Dy vendet janë të angazhuara në një proces negociatash për normalizimin e marrëdhënieve, por marrëveshjet e arritura ndër vite, kanë gjetur pak zbatim.

Bashkësia ndërkombëtare ka rritur trysninë te të dyja për t'i normalizuar marrëdhëniet, sidomos nga koha kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

XS
SM
MD
LG