Fotografitë që tregojnë shkallën e dëmeve nga vërshimet në Kosovë
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
17
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se reshjet e pandërprera të shiut gjatë disa ditëve në vende si Gjakova, Juniku, Deçani, Malisheva, Rahoveci dhe Klina kanë bërë që lumenjtë dhe përrenjtë të dalin nga shtretërit e tyre.
18
Rrugë krejtësisht e vërshuar në Komunën e Malishevës.
19
Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale