Dhjetë të vdekur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Los Anxhelos

Dy persona përqafohen para se të evakuohen si pasojë e zjarreve shkatërruese në zonën e Los Anxhelosit, SHBA, 8 janar.
Dy zjarret më të mëdha që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara këtë javë, i kanë shkaktuar 10 vdekje dhe i kanë shkatërruar të paktën 10.000 shtëpi, ndërtesa dhe struktura të tjera, thanë zyrtarët të premten.
Zyrtarët në Los Anxhelos njoftuan se zjarri “Eaton”, i cili u ndez të martën mbrëma, i ka rrënuar më shumë se 5.000 struktura. Ky term përfshin shtëpi, ndërtesa banimi, biznese dhe automjete.
Një zjarr tjetër në perëndim të Los Anxhelosit, më i madhi që e ka përfshirë këtë zonë ndonjëherë, i ka shkatërruar mbi 5.300 struktura.
Numri i të vdekurve nga zjarret u rrit në 10 nga shtatë, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në Los Anxhelos në një përditësim natën e së enjtes.
Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, tha në një konferencë për shtyp se numri i të vdekurve pritet të rritet.
"Duket sikur një bombë atomike ka rënë në këto zona. Nuk presim lajme të mira dhe nuk po i presim me padurim ato shifra", tha Luna.
Të gjitha zjarret që shpërthyen këtë javë në Los Anxhelos kanë përfshirë një hapësirë prej 40-kilometrash në veri të qendrës së qytetit, duke nxitur një ndjesi frike dhe trishtimi në gjithë qytetin e dytë më të madh të vendit.
Qeveria amerikane nuk ka lëshuar ende shifra për koston e dëmeve të shkaktuara apo për numrin e strukturave të shkatërruara.
AccuteWeather, një kompani private që ofron të dhëna për motin dhe ndikimin e tij, tha të enjten se dëmet dhe humbjet ekonomike kanë shkuar në 135-150 miliardë dollarë.
Zjarri shkrumbon disa lagje në Los Anxhelos
1/12Një zjarrfikës duke shuar zjarrin në Pasadena, Kaliforni, SHBA më 8 janar 2025. Kjo vatër zjarri shkatërroi 80 hektarë, thanë zyrtarët.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/12Flaka ngrihet lart gjatë një zjarri në perëndim të Los Anxhelosit, Kaliforni, 7 janar 2025.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/12Zjarri është përhapur me shpejtësi në Los Anxhelos, duke shkatërruar shtëpi. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata ndërsa rreth 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/12Një zjarrfikës gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin në një shtëpi që po digjet në Los Anxhelos.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/12Ekipet e zjarrfikësve gjatë përpjekjeve për t'i shuar flakët në një objekt.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/12Një strukturë e djegur nga zjarri në Pasadena, Kaliforni.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/12Teksa zjarri po përhapet, zyrtarët kanë paralajmëruar se erërat do të vazhdojnë ta përkeqësojnë situatën, duke rritur shqetësimet se do të detyrohen që t'i evakuojnë banorët edhe nga lagje të tjera.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/12Para se zjarri të niste, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, lëshoi një paralajmërim për kushte ekstreme të zjarrit për shumicën e territorit të Los Anxhelosit, duke parashikuar erëra nga 80 deri në 130 kilometra në orë.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/12Dëshmitarët kanë thënë janë djegur shtëpi e vetura, teksa njerëzit janë evakuuar.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/12“Jemi me fat që deri më tani nuk kemi raportime për të lënduar”, tha shefi i zjarrfikësve në Los Anxhelos, Kristin Crowley, duke shtuar se më shumë se 25.000 persona në 10.000 shtëpi janë të kërcënuar nga zjarri.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/12Një zjarfikëse shihet afër një shtëpie të kapluar nga zjarri. Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, kushtet atmosferike janë “shumë të këqija”, tha zyra në Los Anxhelos e Shërbimit Kombëtar të Motit.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/12Guvernatori Gavin Newsom, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, tha se ka dislokuar personel, zjarrfikës dhe avionë edhe në pjesë të tjera në jug të Kalifornisë për shkak të rrezikut se zjarri mund të përhapet edhe më gjerësisht në rajon.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Zjarrfikësit bënë përparime të mëdha të enjten për ta ngadalësuar përhapjen e zjarreve të mëdha, por frenimi i tyre është ende i vështirë.
Zyrtarët ende nuk e dinë se çfarë i ka shkaktuar zjarret, por thonë se janë duke hetuar vazhdimisht.
Evakuime, mbyllje shkollash dhe arrestime
Të paktën 180.000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen. Zjarri në Palisades tashmë është më shkatërruesi në historinë e Los Anxhelosit.
Të gjitha shkollat në Distriktin Shkollor të Bashkuar të Los Anxhelosit, i dyti më i madhi në vend, do të qëndrojnë të mbyllura të premten për shkak të tymit të madh që ka mbuluar qytetin dhe hirit që po bie në disa zona.
Një shtëpi digjet nga zjarri në Altadena, Los Anxhelos, SHBA, 8 janar.
Mësimi nuk do të rifillojë derisa të përmirësohen kushtet, sipas zyrtarëve.
Të paktën 20 njerëz janë arrestuar për plaçkitje dhe qyteti i Santa Monikës ka shpallur orë policore për shkak të mosrespektimit të ligjit, njoftuan zyrtarët.
Trupat e Gardës Kombëtare arritën në Los Anxhelos të enjten në mbrëmje. Sherifi i qarkut tha se për t’i mbrojtur pronat, ato do të vendosen pranë zonave të shkatërruara nga zjarri dhe pritet që ora policore të hyjë në fuqi nga ora 18:00 deri në orën 6:00.