Dhjetëra studentë arrestohen në SHBA gjatë protestave propalestineze

Foto nga protesta pro-palestineze e 30 prillit në Universitetin e Kolumbisë në SHBA.
Policia e Nju Jorkut arrestoi dhjetëra protestues propalestinezë që ishin izoluar brenda një ndërtese në kampusin e Universitetit të Kolumbias në orët e vona të 30 prillit. Pas arrestimeve, policia arriti t’i shpërndajë protestuesit, gjë që të cilët udhëheqësia e universitetit kishte tentuar të bëjë që gati dy javë.
Menjëherë pasi policia hyri brenda ndërtesës ku protestuesit po rrinin, presidentja e Universitetit të Kolumbisë, Minouche Shafik, publikoi një letër në të cilën i kërkoi policisë të qëndronte në kampus deri të paktën më 17 maj - dy ditë pas ceremonisë së diplomimit – “për të ruajtur rendin dhe për të siguruar që kampet të mos rivendosen”.
Brenda tre orëve, protestuesit u larguan nga kampusi, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se u bënë “dhjetëra” arrestime.
“Kolumbia do të jetë krenare për këta studentë pas pesë vjetësh”, tha Sueda Polat, studentet e Universitetit të Kolumbisë, që mori pjesë në koalicionin e grupeve studentore për organizimin e protestave.
Ajo tha se studentët nuk përbëjnë rrezik dhe i bëri thirrje policisë që të tërhiqej, në një intervistë të dhënë gjatë kohës sa policët i bërtisnin asaj dhe të tjerëve që të tërhiqeshin ose të largoheshin nga kampusi.
Kërkesat e protestuesve
Protestuesit kishin tre kërkesa për Universitetin e Kolumbisë: tërheqje nga bashkëpunimi me kompanitë që mbështesin qeverinë izraelite, transparencë më të madhe për financat e universiteteve dhe amnisti për studentët dhe fakultetet e ndëshkuar me masa disiplinore gjatë protestave.
Presidentja Shafik ka thënë se Kolumbia nuk do të heqë dorë nga të ardhurat financiare nga Izraeli. Në vend të kësaj, ajo ofroi të investonte në shëndetësi dhe arsim në Gazë dhe t'i bënte më transparente investimet e Kolumbisë.
Në letrën e saj të publikuar më 30 prill, Shafik tha se protestuesit kishin vandalizuar pronën e Universitetit dhe se ata janë pezulluar nga universiteti.
Izolimi brenda ndërtesës së fakultetit filloi gjatë natës kur protestuesit thyen xhamat, hynë brenda dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Hind's Hall”, si shenjë se ata donin ta riemërtonin ndërtesën në nder të një fëmijë 6-vjeçar palestinez të vrarë në Gazë nga ushtria izraelite.
Protestat e shpërndara nëpër SHBA
Sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe ofensiva izraelite që pasoi kanë shkaktuar protestat më të mëdha studentore në SHBA që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020.
Protestuesit propalestinezë u mblodhën gjithashtu në City College të Një Jorkut, me universitetin që i urdhëroi ata të largoheshin nga kampusi, tha zëvendëskomisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Kaz Daughtry. Dhjetra protestues u arrestuan, raportoi Neë York Times.
Daughtry tha gjithashtu se universiteti kishte kërkuar praninë e policisë për të ndihmuar në shpërndarjen e protestuesve.
Protesta propalestineze nëpër universitetet amerikane
1/16Flamujt palestinezë janë vendosur në një rrethojë të mbyllur ndërsa studentët po protestojnë jashtë kampusit të Universitetit Columbia, në qytetin e Nju Jorkut, SHBA, 22 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
2/16Një grup studentësh hebrenj në Kolumbia duke u solidarizuar me Gazën në Universitetin e Columbia, gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - në qytetin e Nju Jorkut, SHBA, 22 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
3/16Një koalicion i Fakulteteve të Kolumbisë flet në emër të studentëve, në mbështetje të lirisë së shprehjes dhe kundër arrestimeve të fundit nga policia të studentëve në kampusin e Universitetit Columbia, SHBA.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
4/16Studentët kanë ngritur tenda kampingu derisa po protestojnë në mbështetje të palestinezëve në Universitetin California.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
5/16Një koalicion i studentëve të Universitetit të Miçiganit ka ngritur tenda kampingu në Diag për t'i bërë presion universitetit që të mos i pranojë donacionet nga kompanitë që mbështesin Izraelin ose mund të përfitojnë nga konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, në kampusin e kolegjit të Universitetit të Miçiganit në Ann Arbor, Miçigan, SHBA, 23 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
6/16Studentët e Universitetit Columbia kanë vendosur flamuj palestinezë përreth tendave ku po protestojnë.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
7/16Demonstruesit jashtë Universitetit Columbia kërkuan një armëpushim dhe përfundimin e sulmeve izraelite në Gaza, 20 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
8/16Kampi i protestuesve në mbështetje të palestinezëve në Universitetin Columbia gjatë muzgut.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
9/16Një demonstrues që thërriste "Liri për Palestinën" u ndalua nga policia jashtë kampusit të Universitetit Columbia derisa protestat vazhdojnë brenda dhe jashtë Universitetit, në Nju Jork, 22 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
10/16Kampingu i ngritur nga protestuesit në oborrin e Universitetit Columbia në Nju Jork.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
11/16Protestuesit u mblodhën skaj rrugëve Grove dhe College, pasi autoritetet e rendit e shpërndanë një kamping të ngritur në Beinecke Plaza. Demonstruesit pro palestinezëve bënin thirrje që Universiteti Yale të reduktonin financimin nga prodhuesit e armëve ushtarake, në Nju Hevën, Konektikat, SHBA, 22 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
12/16Pamje e protetuesve të mbledhur në një rrugë ...
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
13/16Studentë hebrej në mbështetje të palestinezëve.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
14/16Një tjetër protestë e studentëve në Berkeley në mbështetje të palestinezëve.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
15/16Njerëzit demonstrojnë jashtë Qendrës Universitare New School, ndërsa protestuesit vazhdojnë të kampojnë në mbështetje të palestinezëve, mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit radikal palestinez Hamas, në qytetin e Nju Jorkut, SHBA, 23 prill 2024.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
16/16Protestuesit kanë vendosur pankarta me mbishkrime në mbështetje të popullit palestinez, në Nju Jork.
Protestat në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe reagimit të ashpër izraelit.
Previous slide
Next slide
Shumë nga protestat nëpër SHBA janë pritur me kundërprotesta që i akuzojnë ata për nxitje të anti-semitizmit. Pala propalestineze, përfshirë hebrenjtë që kundërshtojnë veprimet izraelite në Gazq, thonë se ata janë duke u cilësuar padrejtësisht si antisemitë për kritikat ndaj qeverisë së Izraelit dhe shprehjen e mbështetjes për të drejtat e njeriut.
Çështja ka marrë ngjyrime politike në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, me republikanët që akuzojnë disa administratorë të universiteteve për mbylljen e syve ndaj retorikës anti-semitike.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, të martën e quajti hyrjen me forcë brenda ndërtesave të kampusit “qasje të gabuar”.