Prishtina vishet kuq e zi
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën është veshur i tëri kuq e zi. Me aktivitete të ndryshme në Prishtinë u shënua 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa edhe shumë qytetarë kishin dalë për të festuar në sheshet e kryeqytetit. Atmosferën në Prishtinë ua sjellim nëpërmjet fotografive që ka realizuar fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena.

5
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me plis në kokë bën simbolin e shqiponjës me dy duart, ndërsa prapa tij shihet vepra artistike e plisit, një objekt më shumë se dy metra i lartë i cili është vendosur në shesh në kuadër të Festivalit të Plisit.

6
Qytetarë të shumtë kishin dalë në shesh për të festuar shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

7
Një tjetër pamje e flamurit kombëtar që u shpalos në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

8
Një burrë duke regjistruar me telefonin e tij shpalosjen e një flamuri me përmasa të mëdha në mes të sheshit të Prishtinës.
Facebook Forum