Ndërlidhjet

Trump u thotë banorëve të Teheranit që të evakuohen

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë samitit të G7-ës në Kanada.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë samitit të G7-ës në Kanada.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët në Uashington nga samiti i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Kanada, për shkak se duhet të trajtojë “çështje të rëndësishme”, tha më 16 qershor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Njoftimi erdhi pak pasi Trump, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të largohen menjëherë nga qyteti.

“Irani është dashur ta nënshkruajë ‘marrëveshjen’. U thashë ta nënshkruanin. Sa turp dhe sa humbje e jetës së njerëzve. Thënë thjesht: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë vazhdimisht”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”.

Ushtria izraelite, më herët, lëshoi një njoftim duke u bërë thirrje banorëve të një qarku të Teheranit që të evakuohen.

Paralajmërimet vijnë në një kohë kur Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Iranit, të cilat thotë se synojnë të shkatërrojnë objektet bërthamore të Republikës Islamike.

Para vendimit të tij për t’u larguar më herët nga samiti në Kanada, Trump u tha gazetarëve: “Sapo të largohem, ne do të bëjmë diçka. Por, më duhet të largohem”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se, duke pasur parasysh qëllimin për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme, largimi i Trumpit nga samiti i G7-ës është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se amerikanët kanë ofruar të takohen me iranianët.

“Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të sigurojnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë", u tha Macron gazetarëve.

Por, më vonë Trump iu përgjigj kësaj deklarate të Macronit, duke thënë se udhëheqësi francez gabimisht tha se ishte larguar nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.

"Gabim! Ai nuk ka idenë pse po kthehem tani në Uashington, por me siguri nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Është diçka shumë më e madhe se kaq. Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon", shkroi Trump në Truth Social.

Shkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran, përmes fotove

Njerëz duke u evakuuar pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, në Izrael, më 16 qershor 2025.
1/20 Njerëz duke u evakuuar pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, në Izrael, më 16 qershor 2025.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Zjarrfikës duke u angazhuar për shuarjen e një zjarri pasi një raketë nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.
2/20 Zjarrfikës duke u angazhuar për shuarjen e një zjarri pasi një raketë nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Sistemi i mbrojtjes ajrore i Izraelit, Kupola e Hekurt, duke shtënë për të penguar raketa gjatë një sulmi iranian mbi Tel Aviv, më 15 qershor.
3/20 Sistemi i mbrojtjes ajrore i Izraelit, Kupola e Hekurt, duke shtënë për të penguar raketa gjatë një sulmi iranian mbi Tel Aviv, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Gjurmët e një rakete shihen mes resh mbi Jerusalem, pas një alarmi për raketa pas lëshimeve nga Irani, më 16 qershor.
4/20 Gjurmët e një rakete shihen mes resh mbi Jerusalem, pas një alarmi për raketa pas lëshimeve nga Irani, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Njerëz duke u evakuuar pas sulmeve iraniane me raketa në Tel Aviv, më 16 qershor.
5/20 Njerëz duke u evakuuar pas sulmeve iraniane me raketa në Tel Aviv, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Një burrë i plagosur duke u ndihmuar në rrugë, pas një shpërthimi në Teheran, mes sulmeve të vazhdueshme izraelite kundër Iranit, më 15 qershor.
6/20 Një burrë i plagosur duke u ndihmuar në rrugë, pas një shpërthimi në Teheran, mes sulmeve të vazhdueshme izraelite kundër Iranit, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Një burrë i plagosur duke u ndihmuar që të largohet nga vendi i një shpërthimi në Teheran, më 15 qershor.
7/20 Një burrë i plagosur duke u ndihmuar që të largohet nga vendi i një shpërthimi në Teheran, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Një burrë duke bartur një vajzë të plagosur pas një shpërthimi në qendër të Teheranit, mes fushatës së vazhdueshme izraelite të sulmeve kundër Iranit, më 15 qershor.
8/20 Një burrë duke bartur një vajzë të plagosur pas një shpërthimi në qendër të Teheranit, mes fushatës së vazhdueshme izraelite të sulmeve kundër Iranit, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Shpëtimtarë duke punuar në vendin ku një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.
9/20 Shpëtimtarë duke punuar në vendin ku një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Një shpërthim shihet gjatë një sulmi raketor në Tel Aviv, më 15 qershor.
10/20 Një shpërthim shihet gjatë një sulmi raketor në Tel Aviv, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Ushtarë izraelitë duke mbërritur në vendin ku goditi një raketë iraniane, në Bnei Brak, afër Tel Avivit, më 16 qershor.
11/20 Ushtarë izraelitë duke mbërritur në vendin ku goditi një raketë iraniane, në Bnei Brak, afër Tel Avivit, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Shpëtimarë izraelitë duke evakuuar një grua të plagosur nga një vend i goditur nga një raketë e lëshuar nga Irani, në Haifa, në pjesën veriore të Izraelit, më 15 qershor.
12/20 Shpëtimarë izraelitë duke evakuuar një grua të plagosur nga një vend i goditur nga një raketë e lëshuar nga Irani, në Haifa, në pjesën veriore të Izraelit, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Shpëtimtarë duke punuar në vendin ku ra një raketë e lëshuar nga Irani, në Tel Aviv, më 16 qershor.
13/20 Shpëtimtarë duke punuar në vendin ku ra një raketë e lëshuar nga Irani, në Tel Aviv, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Një burrë duke inspektuar një dyqan të dëmtuar pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.
14/20 Një burrë duke inspektuar një dyqan të dëmtuar pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Izraelitë duke u strehuar në një parking automjetesh, gjatë një alarmi për sulm raketor nga Irani, në Tel Aviv, më 15 qershor.
15/20 Izraelitë duke u strehuar në një parking automjetesh, gjatë një alarmi për sulm raketor nga Irani, në Tel Aviv, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Izraelitë duke u strehuar në një bodrum në Jerusalem, mes zhurmës së sirenave pas raketave të lëshuara nga Irani, më 15 qershor.
16/20 Izraelitë duke u strehuar në një bodrum në Jerusalem, mes zhurmës së sirenave pas raketave të lëshuara nga Irani, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Forcat izraelite duke inspektuar një ndërtesë të shkatërruar, të goditur nga një raketë e lëshuar nga Irani, në Tel Aviv, më 15 qershor.
17/20 Forcat izraelite duke inspektuar një ndërtesë të shkatërruar, të goditur nga një raketë e lëshuar nga Irani, në Tel Aviv, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Demonstrues në Teheran, më 14 qershor, duke bartur portrete të komandantëve të lartë iranianë, të vrarë gjatë sulmeve të së premtes nga Izraeli.
18/20 Demonstrues në Teheran, më 14 qershor, duke bartur portrete të komandantëve të lartë iranianë, të vrarë gjatë sulmeve të së premtes nga Izraeli.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Një burrë duke shikuar flakët që kapluan një rezervuar nafte, pasi ai u duk të jetë sulmuar nga një raketë izraelite, në Teheran, më 15 qershor.
19/20 Një burrë duke shikuar flakët që kapluan një rezervuar nafte, pasi ai u duk të jetë sulmuar nga një raketë izraelite, në Teheran, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Izraelitë duke u strehuar pas një sulmi iranian në Bat Jam, më 15 qershor.
20/20 Izraelitë duke u strehuar pas një sulmi iranian në Bat Jam, më 15 qershor.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Previous slide
Next slide

Para largimit të Trumpit nga samiti, të shtatë udhëheqësit nënshkruan një deklaratë ku theksohej “rëndësia e mbrojtjes së civilëve”, pas rritjes së sulmeve që kanë shkaktuar viktima civile në të dyja vendet.

Udhëheqësit e G7-ës – Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-ja – gjithashtu thanë se Irani “kurrë nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe se Izraeli “ka të drejtë të mbrojë veten”.

Në deklaratë thuhej se shpresohet të gjendet një zgjidhje për krizën iraniane, një zgjidhje “që çon drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme, përfshirë një armëpushim në Gazë”.

Janë ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së mundshme të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit që nga vala e parë e bombardimeve të kryera nga Izraeli më 13 qershor. Presidenti amerikan ka përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në sulmet fillestare dhe ka refuzuar të deklarojë nëse do të marrin pjesë në të ardhmen.

I pyetur se çfarë do të duhej të ndodhte që SHBA-ja të përfshihej ushtarakisht në konflikt, Trump tha: “Nuk dua të flas për këtë”.

Izraeli ka shënjestruar disa objekte të programit bërthamor iranian, por nuk ka arritur ta shkatërrojë objektin për pasurimin e uraniumit në Fordou, i cili ndodhet thellë nën tokë dhe gjendet rreth 200 kilometra në jug të Teheranit. Sipas ekspertëve ushtarakë, që kanë folur për mediat amerikane, për ta eliminuar këtë objekt, Izraelit do t’i nevojitej një bombë amerikane që depërton në bunkerë, e cila mund të transportohet vetëm nga bombarduesi amerikan B-2, që është i pajisur me teknologji për shmangie të radarëve.


XS
SM
MD
LG