Abazoviq kërkon falje për deklaratën për gjenocidin në Srebrenicë
Abazoviq kërkon falje për deklaratën për gjenocidin në Srebrenicë
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë adresimit në Potoçari të Srebrenicës.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se deklarata e tij në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë ishte “e paqartë” dhe u kërkoi falje familjarëve të viktimave.
“U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”, shkroi ai në Telegram.
Kjo kërkim-falje vjen pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatat dhe përfaqësuesit e partive politike në Mal të Zi, thanë se Abazoviq relativizoi gjenocidin në Srebrenicë.
“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, tha Abazoviq, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.
Pas kësaj deklarate, familjarët viktimave dhe shoqatat i kërkuan Abazoviqit që të kërkojë falje sepse definicioni i gjenocidit thotë se ai përbën “synimin për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar”.
Më herët gjatë 11 korrikut, shoqata “Nënat e Srebrenicës” tha se Abazoviq duhet t’iu kërkojë falje të gjithë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
“Fëmijët tanë u vranë vetëm sepse ishin boshnjakë, ata u vranë nga një ushtri e organizuar. Në Potoçari nuk ka vend për relativizim të krimit”, tha kjo shoqatë përmes Twitterit.
Qendra Memoriale e Srebrenicës e falënderoi Abazoviqin, por gjithashtu kërkoi nga ai që të lexojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare.
“Megjithatë, ndaj boshnjakëve u krye gjenocid – sepse motivi i vrasjeve nuk ishte ‘vrasja e njerëzve’, por vrasja dhe shkatërrimi i një popullo. Këtë ju mësojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Lexoni ato”, shkroi kjo qendër në Twitter.
Në kujtim të viktimave të gjenocidit...
1/9Arkivolet me eshtrat e 50 viktimave të identifikuara së voni të gjenocidit në Srebrenicë janë renditur brenda një salle në Qendrën Përkujtimore Potoçari.
Mijëra njerëz u mblodhën më 11 korrik në Srebrenicë, për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë qe nga Holokausti, si dhe për të marrë pjesë në funeralin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
2/9Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës mblodhën dhe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në qytetin lindor të Srebrenicës. Ka qenë kjo vrasja më e keqe masive në Evropë qe nga Lufta e Dytë Botërore.
Mijëra njerëz u mblodhën më 11 korrik në Srebrenicë, për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë qe nga Holokausti, si dhe për të marrë pjesë në funeralin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
3/9Një grua lutet pranë arkivolit me eshtrat e një anëtari të familjes.
Mijëra njerëz u mblodhën më 11 korrik në Srebrenicë, për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë qe nga Holokausti, si dhe për të marrë pjesë në funeralin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
4/9Pamje nga ajri e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës dhe e varreve të hapura në Potoçari.
Mijëra njerëz u mblodhën më 11 korrik në Srebrenicë, për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë qe nga Holokausti, si dhe për të marrë pjesë në funeralin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
5/9Numa Jahiq (në mes) vajton pranë arkivolit me eshtrat e djalit të saj, i cili është në mesin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
Mijëra njerëz u mblodhën më 11 korrik në Srebrenicë, për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë qe nga Holokausti, si dhe për të marrë pjesë në funeralin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
6/9Edhe komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Ratko Mlladiq, edhe ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e OKB-së për Krime Lufte, për shkak të rolit të tyre në gjenocidin në Srebrenicë.
Mijëra njerëz u mblodhën më 11 korrik në Srebrenicë, për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë qe nga Holokausti, si dhe për të marrë pjesë në funeralin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
7/9Bahta Aliq qan pranë arkivolit me eshtrat e burrit të saj.
Mijëra njerëz u mblodhën më 11 korrik në Srebrenicë, për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë qe nga Holokausti, si dhe për të marrë pjesë në funeralin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
8/9Masakra është cilësuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, por zyrtarët serbë në Bosnje dhe ata në Serbi refuzojnë ta pranojnë këtë klasifikim.
Mijëra njerëz u mblodhën më 11 korrik në Srebrenicë, për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë qe nga Holokausti, si dhe për të marrë pjesë në funeralin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
9/9Një grua lutet pranë monumentit me emrat e të vrarëve në gjenocidin e Srebrenicës, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari. Deri më tani janë identifikuar dhe varrosur 6,671 persona.
Mijëra njerëz u mblodhën më 11 korrik në Srebrenicë, për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë qe nga Holokausti, si dhe për të marrë pjesë në funeralin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
Previous slide
Next slide
Reagime për deklaratën e Abazoviqit ka pasur edhe nga Mali i Zi, përkatësisht nga Partia Socialdemokrate, subjekt që është pjesë e Qeverisë së pakicës së Abazoviqit.
“Kryeministri i Malit të Zi po e relativizon gjenocidin në Srebrenicë? Turp për ty Dritan”, ka shkruar deputetja e kësaj partie, Draginja Vuksanoviq-Stankoviq.
Në 27-vjetorin e Masakrës në Srebrenicë, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari u varrosën eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit që janë identifikuar së voni.
Forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90.
Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.