Ndërlidhjet

Dyshime të shumta ndaj vaksinës ruse për COVID-19


Vaksina ruse kundër COVID-19 e prodhuar nga Instituti Gamaleya.

Rusia është bërë vendi i parë që miratoi një vaksinë kundër COVID-19 dhe në muajin tetor po planifikon të nisë një program imunizimi masiv. Më 11 gusht, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se njëra nga vajzat e tij ishte vaksinuar dhe nuk ka pasur efekte anësore serioze.

"Gjëja kryesore tani është që ne të sigurojmë përdorimin e sigurt dhe efektivitetin e saj", tha ai.

Por, zyrtarët ndërkombëtarë të shëndetësisë flasin për një mungesë të provave klinike nga ana e Rusisë në fazat e vonshme të zhvillimit, të cilat konsiderohen vendimtare për përcaktimin e sigurisë dhe efektivitetit të një vaksine. Ata kritikojnë ngutjet në zhvillimin e saj në mes të një gare globale për të goditur koronavirusin e ri, pastaj një beteje të shteteve për prestigj dhe fuqi të butë, që mund të tundojnë qeveritë të bëjnë lojëra gjeopolitike.

Ja një vështrim se si u zhvillua vaksina e Rusisë, pse është e diskutueshme – dhe nëse është e parakohshme që studiuesit mjekësorë të Rusisë të kërkojnë një çmim Nobel.

Kush e ka zhvilluar vaksinën?

Qeveria ruse e ka mbështetur këtë projekt, ndërsa ai është mbikëqyrur nga Instituti Gamaleya, një organ shkencor që zhvilloi vaksinën ruse ndaj sëmundjes së Ebolës. Projekti është financuar nga Fondi shtetëror i Investimeve Direkte ruse (RDIF). RDIF thotë se ka investuar 4 miliardë dollarë në projekt.

Vaksina iu nënshtrua provave në njerëz gjatë dy fazave, në qershor dhe korrik.

Në fazën u parë u përfshin 38 civilë dhe 38 anëtarë të ushtrisë, dhe faza e dytë përfshiu 100 njerëz.

Studimet do të kryhen gjithashtu në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Filipine, thotë RDIF.

Vaksinës iu vu emri Sputnik-V, një simbolikë e satelitit të parë në botë. Shefi i RDIF, Kirill Dmitriyev e ka quajtur zbulimin e vaksinës së Rusisë "një moment Sputnik", duke iu referuar lëshimit të suksesshëm të satelitit Sputnik në 1957 – që hapi garën hapësinore në epokën e Luftës së Ftohtë midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.

Pse ka dyshime për vaksinën?

Zyrtarët rusë janë ngutur shumë për të nxjerrë një vaksinë kundër koronavirusit të ri, që ka infektuar të paktën 849,000 njerëz në Rusi dhe ka vrarë më shumë se 14,000 të tjerë.

Testimi në njerëz i vaksinave përfshin zakonisht tre faza para miratimit për prodhim dhe përdorimit në masë. Dy të parat përfshijnë studime mbi një grup të vogël njerëzish për të përcaktuar nëse vaksina shkakton efekte anësore të dëmshme dhe nëse është e aftë të stimulojë sistemin imunitar. Faza e fundit, e njohur si faza III, e zgjeron studimi te mijëra njerëz.


Nga ajo që dihet deri më tani për vaksinën ruse, në anën shkencore, ajo përdor dy përshtatje të adenovirusit të njohura si të afta për të shkaktuar një përgjigje imune.

Por, është faza e fundit e studimit, faza III, që Rusia nuk ka përfunduar ende, një fakt që ka nxitur dyshime më të fuqishme.

"Unë sigurisht që nuk do të marr një vaksinë që nuk është e testuar në fazën III. Askush nuk e di nëse është e sigurt apo nëse funksionon", thotë Florian Krammer, profesor në departamentin e Mikrobiologjisë në Icahn School of Medicine në Nju Jork të SHBA-së.

"Ata po vënë në rrezik punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe popullsinë e tyre", thotë ai.

"Nuk është e rëndësishme të jesh i pari me një vaksinë ndaj COVID-19, por të jesh më i miri, që do të thotë se ajo duhet të dëshmohet si e sigurt dhe efektive", tha Lawrence Gostin nga Instituti O'Neill nga Universiteti Georgetown në një artikull për gjuhën angleze të Moscow Times.

"Komuniteti ndërkombëtar nuk do t'i njohë pretendimet e Rusisë deri sa të jenë përmbushur standardet rigoroze shkencore dhe etike", tha ai.

Shefi i RDIF, Dmitriyev, mbrojti qasjen e Rusisë. Ai tha se vaksina e zhvilluar nga Instituti Gamaleya mbështetet në teknologjitë e testuara për të cilat ai pretendoi se janë superiore ndaj metodave eksperimentale që përdoren në studimet e vaksinave të financuara dhe të miratuara nga Shtetet e Bashkuara.

"Korporatat perëndimore janë të shqetësuar se do të duken keq në krahasim me zhvilluesit e rusë të vaksinave dhe se rusët i kanë tejkaluar ato", tha ai për gazetën ruse Vedomosti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Rusisë që t'i përmbahet udhëzimeve ndërkombëtare gjatë zhvillimit të vaksinës.

"Midis gjetjes ose të pasur një të dhënë për ndoshta të pasur një vaksinë që funksionon dhe të kalojë në të gjitha fazat, [këtu] është një ndryshim i madh," tha zëdhënësi i OBSH Christian Lindmeier javën e kaluar.

"Çdo vaksinë [ose ilaç] për këtë qëllim, natyrisht, duhet të kalojë të gjitha provat dhe testet para se të licencohet", ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.

Pse çështja e vaksinën ka kaq shumë rëndësi?

Fuqitë më të mëdha në botë ka disa muaj që po shtyhen se kush do ta fitojë garën për një vaksinë, e cila do t'i jepte atij vendi prestigjin e fitimtarit dhe mundësinë për të dhënë vaksinuar popullsinë e tij përpara se të vërë vaksinën e suksesshme në dispozicion për vendet e tjera të goditura sëmundja e COVID-19, nga e cila deri më tani janë prekur më shumë se 20 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa kanë vdekur gati 750,000.

Sipas OBSH-së, 25 vaksina aktualisht duke kaluar në prova klinike dhe më shumë se 100 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën.

Në SHBA, laboratori Moderna me bazë në Masaçusets është duke zhvilluar një provë të fazës III, ku përfshihen 30,000 të rritur nga 89 vende në mbarë vendin.

Moska thotë se të paktën 20 vende kanë shprehur interesim për vaksinën e saj. Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, tha më 10 gusht se ai kishte pranuar ofertën e Putinit për të nisur një dërgesë me vaksina kur ajo të jetë gati dhe se ai është i gatshëm personalisht të marrë pjesë në provën e saj.

"Unë do t'i tregoj presidentit (Vladimir) Putin se kam besim të madh në studimet tuaja në luftimin e COVID-19, dhe besoj se vaksina që keni prodhuar është me të vërtetë e mirë për njerëzimin", tha Duterte, një udhëheqës autoritar dhe një kritik i shpeshtë i Shteteve të Bashkuara.

Nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara përparojnë me programet e tyre të vaksinave dhe shmangin vaksinën e pretenduar të Rusisë, vendet jashtë Perëndimit mund t'i kthehen Moskës.

Në anën tjetër, nëse Rusia heq dyshimet dhe vaksina e saj del që është e sigurt dhe efektive, atëherë për këtë vend kjo do të ishte një arritje madhore. Por, kjo mund të zgjasë me muaj, dhe disa studiues sugjerojnë se shanset e saj janë në drejtim të kundërt.

Koha kur u bë njoftimi i Rusisë tregon se është "e pamundur që ata të kenë të dhëna të mjaftueshme në lidhje me efikasitetin e produktit", tha për New York Times, Natalie Dean, një eksperte i sëmundjeve infektive në Universitetin e Floridas.

Ajo tha se vaksinat që kanë dhënë rezultate premtuese nga provat e hershme te njerëzit, kanë dështuar në fazat e mëvonshme.

Shumë nga studiuesit që janë më optimistë thonë se zhvillimi i një vaksine kundër virusit do të zgjasë të paktën deri në fund të vitit 2020. Kjo është ende një periudhë jashtëzakonisht e shpejt në krahasim me vitet dhe madje dekadat që u janë dashur provave për shumicën e vaksinave që janë në qarkullim sot.

Përgatiti: Kestrin Kumnova
XS
SM
MD
LG