Ndërlidhjet

Vaksina ruse e gatshme për stafin shëndetësor brenda pak javësh


Vaksina e Rusisë kundër koronavirusit do t’i ofrohet personelit shëndetësor në javët e ardhshme, tha Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko të mërkurën, një ditë pas reagimeve të shumta lidhur me zhvillimin e kësaj vaksine nga Rusia, raporton dpa.

Në dy javët e ardhshme, pakot e para me vaksina do të pranohen dhe së pari do t’i ofrohen stafit shëndetësor. Rusia është vendi i katërt në botë me më së shumti raste të të infektuarve me koronavirus, shifër që kalon më shumë se 900,000 mijë.

Shkencëtarët, skeptikë nëse duhet t'i besohet vaksinës së zhvilluar nga Rusia

Njoftimi se Rusia ka zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 ka ngjallur skepticizëm tek ekspertët shëndetësorë të cilët theksojnë se testimi i vaksinës duhet të bëhet për një periudhë më të gjatë para lansimit.

Vaksina është emëruar Sputnik, emër ky i satelitit të parë që kishte arritur në orbitë në vitet 1950, e që konsiderohej fitore e programit hapësinor sovjetik kundër atij të SHBA-së.

Irani të mërkurën tha se vaksina mund të jetë “potencialisht e rrezikshme”.

“Para se të kryhen të gjitha provat klinike, përdorimi i vaksinës është sikur kutia e Pandorës, potencialisht e rrezikshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se një nga vajzat e tij është vaksinuar.
Ministria e Shëndetësisë tha se vaksina do të jetë e gatshme për përdorim në masë në tetor.

XS
SM
MD
LG