Ndërlidhjet

E kaluara dhe e tashmja e një mësueseje nga Kosova


E kaluara dhe e tashmja e një mësimdhënëseje
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:19 0:00

Sfidat e një mësimdhënëse të viteve '90

Fetie Tmava-Mehani nga fshati Mazgit i Ulët i komunës së Obiliqit, është mësimdhënëse në lëndën e Teknologjisë.

Për herë të parë, ajo filloi të japë mësim në vitin 1988.

Ndonëse kishte vullnet të madh për punë, ajo rrëfen fillimin e saj të vështirë.

“Prej Mazgitit deri në Obiliq është dashur të shkohet në këmbë, pastaj Obiliq–Prishtinë, Prishtinë-Bardh i Madh. Në orën pesë të mëngjesit është dashur të zgjohem për të arritur në ora 08.00 në punë”, thotë Tmava-Mehani.

Si shumë mësimdhënës të tjerë, edhe Fetie Tmava -ehaniishte detyruar që mësimin ta mbante nëpër shtëpi private gjatë viteve ‘90.

Ajo thotë se pikërisht kjo periudhë ishte më e rënda në jetën e saj.

“Kohët më të vështira të arsimit kanë qenë vitet 1991-‘99, kur në atë kohë na dëbuan të gjithëve prej punës. Filluam nëpër shtëpi, shtëpia private ku aty e kemi pasur një vështirësi shumë të madhe për arsye se numri i nxënësve ishte i madh, pa rroga, pa kushte... Kështu që në atë kohë...kishte besa edhe presion, në atë kohë. Mirëpo, nuk e ndërpremë për shkak të vullnetit të madh të punës që kishim”, tregon Tmava-Mehani.

Fetie Tmava-Mehani
Fetie Tmava-Mehani

Nga kjo kohë, sipas Feties, ka ndryshuar shumë arsimi në Kosovë. Ajo thotë se reformat në arsim, kanë bërë që të ketë rezultate më të mira në procesin e mësimdhënies.

“Pas luftës u bë një kthesë e madhe në procesin e arsimit. Në mësimin tradicional, mësuesi ka qenë në qendër të vëmendjes, vetëm ka folur, kurse nxënësi ka dëgjuar pasiv. Në (mësimin)bashkëkohor, pjesa më e madhe e kohës i takon nxënësit”, thekson ajo.

Fetia ka përshtypjen se kontributi i saj dhe i mësimdhënësve të tjerë, nuk vlerësohet sa duhet.

Ajo shprehet me nota kritike ndaj institucioneve për mënyrën se si trajtohet kjo kategori.

“Vitet, një arsimtar që ka kontribuar 40 vjet, sot del (pensionohet) me një pension 75 eurosh, kjo është e tmerrshme. Prej shtetit ne nuk kemi kurrfarë respekti”, thekson Tmava-Mehani.

Njëjtë si kategoritë e tjera, edhe punëtorët e arsimit në Kosovë nuk kanë sigurime shëndetësore.

Prej vitesh Sindikata e Pavarur e Arsimit në Kosovë kërkon paga më të larta dhe beneficione për mësimdhënësit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG