Ndërlidhjet

Ekipi i REL-it sulmohet në veri


Një numër protestuesish ndaluan dhe rrethuan veturën me të cilën po udhëtonte ekipi i REL-it në Rudarë të Zveçanit. 13 tetor 2021.
Një numër protestuesish ndaluan dhe rrethuan veturën me të cilën po udhëtonte ekipi i REL-it në Rudarë të Zveçanit. 13 tetor 2021.

Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është pamundësuar puna të mërkurën, më 13 tetor, nga një numër protestuesish në Rudarë të Zveçanit.

Me të hyrë në Rudarë, vetura me të cilën po udhëtonte ekipi i Radios Evropa e Lirë, është ndaluar dhe është rrethuar nga rreth 50 persona, të cilët kanë kërkuar që të mos xhirohen. Në tentim për ta marrë kamerën, e kanë dëmtuar atë dhe makinën taxi, me të cilën ishte duke udhëtuar ekipi.

Kamera e dëmtuar e ekipit të REL-it.
Kamera e dëmtuar e ekipit të REL-it.

Ekipi ka arritur të largohet nga turma pa u lënduar.

Ekipi i REL-it po udhëtonte në magjistralen Prishtinë-Rashkë, për të raportuar për barrikadat e vendosura në Rudarë të Zveçanit.

Serbët lokalë kanë vendosur aty kamionë, për të kundërshtuar një aksion të organizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar këtë sulm.

Në një reagim në rrjetin social, Facebook, AGK u ka kërkuar organeve të rendit që të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në veri të Kosovës.


Bllokada dhe protesta për aksionin policor më 13 tetor ka pasur edhe në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Përleshja mes protestuesve dhe Policisë në Mitrovicë të Veriut
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:28 0:00


Policia e Kosovës ka thënë se janë arrestuar dhe ndaluar tetë persona. Ndërkaq janë shpallur në kërkim edhe dhjetë të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë me mallra.

Aksioni policor u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Policia tha se në këtë aksion u sekuestruan mallra dhe dëshmi të ndryshme “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”.

XS
SM
MD
LG