Jeta në fotografi: Mbretëresha Elizabeth II
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Andrew, në shërbesën për Princin e ndjerë Philip, Dukën e Edinburgut, në Westminster Abbey, në Londër, Britani, 29 mars 2022.

2
Anëtarët e familjes mbretërore britanike pozojnë rreth Princeshës Elizabeth dhe Filipit, Dukës së Edinburgut, në ditën e tyre të dasmës, 20 nëntor 1947.

3
Princesha Elizabeth, 16 tetor 1951.

4
Elizabeth merr Shpatën e Shtetit nga Kryepeshkopi i Canterburyt para ceremonisë së kurorëzimit të saj në Westminster Abbey, 2 qershor 1953.
Facebook Forum