Ndërlidhjet

Elon Musk nuk i dha qasje Kievit në rrjetin Starlink “për ta shmangur përshkallëzimin”

Elon Musk.
Elon Musk.

Miliarderi Elon Musk ka thënë se ka refuzuar t’i japë qasje Kievit në rrjetin e komunikimeve Starlink në rajonin e Krimesë, për ta shmangur pjesëmarrjen në një “akt të madhe lufte”.

Ai ka thënë se Kievi i ka dërguar kërkesë urgjente për aktivizim të Starlinkut në Sevastopol, rajon ku gjendet një port i madh i marinës ruse.

Musk i ka bërë këto komente pasi në një libër të publikuar së fundi – biografinë e Muskut të shkruar nga Walter Isaaacson - janë përmendur dyshimet se Musk e ka çaktivizuar Starlinkun për ta shmangur një sulm me dronë në anijet ruse.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidencës ukrainase beson se një veprim i tillë ua ka hapur rrugën sulmeve ruse dhe e ka akuzuar sipërmarrësin amerikan për “kryerje të së keqes”.

Sipas tij, prej atëherë anijet ruse kanë kryer sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve.

“Duke mos lejuar që dronët ukrainas t’i shkatërrojnë disa pjesë të ushtrisë ruse, përmes ndërhyrjes me Starlink, Elon Musk ka lejuar që kjo flotë të lëshojë raketa Kalibr në qytetet ukrainase”.

Në librin e publikuar në fundi përmenden dyshimet se Musk e ka bllokuar qasjen e Ukrainës në Starlink sepse është frikësuar se sulmi në flotën ruse në Krime, mund të provokojë përgjigje bërthamore nga Kremlini.

Terminalet e Starlinkut lidhen me satelitë të pajisjeve të kompanisë SpaceX – po ashtu në pronësi të Muskut – në orbitë dhe kanë qenë thelbësore për të ruajtur qasjen e Ukrainës në internet, meqë lufta ia ka shkatërruar një pjesë të infrastrukturës.

Si u bë Starlink i Elon Muskut aq i vlefshëm për Ukrainën

Në fund të shkurtit, teksa pushtimi nga Rusia ndërpreu shërbimet e internetit në Ukrainë, zëvendëskryeministri ukrainas, Mykhailo Fedorov, i shkroi në Twitter miliarderit amerikan, Elon Musk, për t’i kërkuar aktivizimin e Starlink-ut, apo plejadës së madhe dhe gjithnjë e në rritje të SpaceX për ofrim të internetit.

Musk shpejt i ktheu përgjigje: “Shërbimi i Starlink-ut tani është aktiv në Ukrainë. Marrës të tjerë janë nisur”.
1/10 Në fund të shkurtit, teksa pushtimi nga Rusia ndërpreu shërbimet e internetit në Ukrainë, zëvendëskryeministri ukrainas, Mykhailo Fedorov, i shkroi në Twitter miliarderit amerikan, Elon Musk, për t’i kërkuar aktivizimin e Starlink-ut, apo plejadës së madhe dhe gjithnjë e në rritje të SpaceX për ofrim të internetit.

Musk shpejt i ktheu përgjigje: “Shërbimi i Starlink-ut tani është aktiv në Ukrainë. Marrës të tjerë janë nisur”.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Shumë njerëz në Perëndim besonin se forcat ruse do ta merrnin vendin lehtësisht në dorë, kur presidenti rus, Vladimir Putin, e pushtoi Ukrainën. Por, ushtarët dhe civilët ukrainas organizuan një rezistencë shpesh të improvizuar dhe mjaft efektive për t’iu kundërvënë forcave të Moskës.

Një improvizim i tillë ka qenë përdorimi i fluturakeve të telekomanduara, të njohura si dronë, siç është ky DJI Matrice 300 i modifikuar. I lidhur me një satelit Starlink, ai i mundëson njësiteve ukrainase të artilerisë t’i godasin pozicionet ruse duke lëshuar municione kundërtank, shpesh pa zhurmë dhe natën.
2/10 Shumë njerëz në Perëndim besonin se forcat ruse do ta merrnin vendin lehtësisht në dorë, kur presidenti rus, Vladimir Putin, e pushtoi Ukrainën. Por, ushtarët dhe civilët ukrainas organizuan një rezistencë shpesh të improvizuar dhe mjaft efektive për t’iu kundërvënë forcave të Moskës.

Një improvizim i tillë ka qenë përdorimi i fluturakeve të telekomanduara, të njohura si dronë, siç është ky DJI Matrice 300 i modifikuar. I lidhur me një satelit Starlink, ai i mundëson njësiteve ukrainase të artilerisë t’i godasin pozicionet ruse duke lëshuar municione kundërtank, shpesh pa zhurmë dhe natën.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Pjesëtarët e grupit mobil të 72-të të Zaporizhjasve të Zinj të Ukrainës për vëzhgim ajror, duke pozuar me “bombarduesin” e tyre DJI Matrice 300.
3/10 Pjesëtarët e grupit mobil të 72-të të Zaporizhjasve të Zinj të Ukrainës për vëzhgim ajror, duke pozuar me “bombarduesin” e tyre DJI Matrice 300.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Satelitët Starlink duke kaluar mbi Tres Piedras, Nju-Meksiko, SHBA.

Starlink është krijuar me idenë për të ofruar lidhje interneti në vendet ku mungon infrastruktura e telekomunikimit, si për shembull në det, në lokacione të izoluara larg qyteteve, apo në vende ku qeveritë kufizojnë qasjen në internet. Por, Starlink po ashtu është bërë ndihmë e madhe teksa Ukraina po lufton kundër forcave të Moskës.

Teksa SpaceX po i paguan vetë faturat, në Twitter dhe në media është zhvilluar një debat për gatishmërinë e SpaceX për t’i ndihmuar Ukrainës dhe për të vazhduar pagesën e shërbimeve.
4/10 Satelitët Starlink duke kaluar mbi Tres Piedras, Nju-Meksiko, SHBA.

Starlink është krijuar me idenë për të ofruar lidhje interneti në vendet ku mungon infrastruktura e telekomunikimit, si për shembull në det, në lokacione të izoluara larg qyteteve, apo në vende ku qeveritë kufizojnë qasjen në internet. Por, Starlink po ashtu është bërë ndihmë e madhe teksa Ukraina po lufton kundër forcave të Moskës.

Teksa SpaceX po i paguan vetë faturat, në Twitter dhe në media është zhvilluar një debat për gatishmërinë e SpaceX për t’i ndihmuar Ukrainës dhe për të vazhduar pagesën e shërbimeve.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Një marrës i Starlink-ut shihet në një qendër mobile të aplikimit për pasaporta në rajonin e Harkivit, në Ukrainë, më 29 shtator.

Teksa sulmet ruse me raketa, me dronë dhe me artiljeri ndaj infrastrukturës energjetike i kanë lënë shumë fshatra, qyteza dhe qytete ukrainase pa rrymë, marrësit e Starlink-ut janë jetikë për lidhjen e Ukrainës me botën e jashtme.
5/10 Një marrës i Starlink-ut shihet në një qendër mobile të aplikimit për pasaporta në rajonin e Harkivit, në Ukrainë, më 29 shtator.

Teksa sulmet ruse me raketa, me dronë dhe me artiljeri ndaj infrastrukturës energjetike i kanë lënë shumë fshatra, qyteza dhe qytete ukrainase pa rrymë, marrësit e Starlink-ut janë jetikë për lidhjen e Ukrainës me botën e jashtme.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Dy këlyshë duke pushuar pranë një marrësi të Starlink-ut, afër qytezës së porsaçliruar të Limanit.

Sistemi, megjithatë, nuk është pa kufizimet e veta, siç është lokalizimi i tij gjatë funksionimit, një fakt që mund të çojë në sulme të shënjestruara ndaj përdoruesve të tij. Pak pasi marrësit e parë u dorëzuan në fillim të marsit, Musk shkroi në Twitter: “Ndizeni Starlink-un vetëm kur keni nevojë dhe vendoseni antenën sa më larg njerëzve që të jetë e mundur”.
6/10 Dy këlyshë duke pushuar pranë një marrësi të Starlink-ut, afër qytezës së porsaçliruar të Limanit.

Sistemi, megjithatë, nuk është pa kufizimet e veta, siç është lokalizimi i tij gjatë funksionimit, një fakt që mund të çojë në sulme të shënjestruara ndaj përdoruesve të tij. Pak pasi marrësit e parë u dorëzuan në fillim të marsit, Musk shkroi në Twitter: “Ndizeni Starlink-un vetëm kur keni nevojë dhe vendoseni antenën sa më larg njerëzve që të jetë e mundur”.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Ushtarët ukrainas duke u stërvitur me një dron DJI Mavic 3.

Forcat e Moskës po përpiqen të pengojnë lidhjen në internet nga hapësira, duke përdorur bllokues valësh. Megjithatë, sipas SpaceX, është lëshuar një përditësim softueri për Starlink-un, që mundësojnë shmangien e bllokuesve të valëve dhe shpenzime më të vogla të energjisë.
7/10 Ushtarët ukrainas duke u stërvitur me një dron DJI Mavic 3.

Forcat e Moskës po përpiqen të pengojnë lidhjen në internet nga hapësira, duke përdorur bllokues valësh. Megjithatë, sipas SpaceX, është lëshuar një përditësim softueri për Starlink-un, që mundësojnë shmangien e bllokuesve të valëve dhe shpenzime më të vogla të energjisë.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Më 14 tetor, CNN raportoi se SpaceX i kishte kërkuar ushtrisë amerikane që t’i mbulonte kostot në emër të qeverisë ukrainase. Musk shkroi në Twitter më 14 tetor se SpaceX nuk mund të paguante “pafundësisht” për rrjetin.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se Ukraina do të gjente një zgjidhje, për të siguruar vazhdimin e shërbimeve të internetit nga Starlink. Podolyak shkroi në Twitter më 14 tetor se, i pëlqeu dikujt apo jo, Musk “na ka ndihmuar të mbijetojmë momentet më kritike të luftës”.
8/10 Më 14 tetor, CNN raportoi se SpaceX i kishte kërkuar ushtrisë amerikane që t’i mbulonte kostot në emër të qeverisë ukrainase. Musk shkroi në Twitter më 14 tetor se SpaceX nuk mund të paguante “pafundësisht” për rrjetin.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se Ukraina do të gjente një zgjidhje, për të siguruar vazhdimin e shërbimeve të internetit nga Starlink. Podolyak shkroi në Twitter më 14 tetor se, i pëlqeu dikujt apo jo, Musk “na ka ndihmuar të mbijetojmë momentet më kritike të luftës”.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Një raketë Falcon 9 e SpaceX-it, e ngarkuar me satelitë Starlink, duke u nisur nga Kepi Kanaveral në Florida, SHBA, në janar.

Më 15 tetor, Musk tërhoqi publikisht kërkesën e tij për ndihmë për financim, duke thënë: “Pavarësisht se Starlink ende po humb para dhe se kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë taksapaguesish, ne thjesht do të vazhdojmë ta financojmë qeverinë e Ukrainës pa pagesë”.
9/10 Një raketë Falcon 9 e SpaceX-it, e ngarkuar me satelitë Starlink, duke u nisur nga Kepi Kanaveral në Florida, SHBA, në janar.

Më 15 tetor, Musk tërhoqi publikisht kërkesën e tij për ndihmë për financim, duke thënë: “Pavarësisht se Starlink ende po humb para dhe se kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë taksapaguesish, ne thjesht do të vazhdojmë ta financojmë qeverinë e Ukrainës pa pagesë”.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Fluturimi i satelitëve të Starlink 5 afër Berlinit, më 20 prill.

Më 17 tetor, Musk shkroi sërish në Twitter, duke njoftuar: “Në rregull, do të shtojmë një opsion për donacione për Starlink-un”. SpaceX po humb përafërsisht 20 milionë dollarë në muaj nga shërbimi i papaguar dhe kostot e lidhura me masat e sigurisë për mbrojtje kibernetike, por “ne do të vazhdojmë ta ofrojmë falas”, shkroi Musk.

Megjithatë, mediat raportojnë se edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë pagimin e Starlink për t’i ndihmuar Ukrainës.
10/10 Fluturimi i satelitëve të Starlink 5 afër Berlinit, më 20 prill.

Më 17 tetor, Musk shkroi sërish në Twitter, duke njoftuar: “Në rregull, do të shtojmë një opsion për donacione për Starlink-un”. SpaceX po humb përafërsisht 20 milionë dollarë në muaj nga shërbimi i papaguar dhe kostot e lidhura me masat e sigurisë për mbrojtje kibernetike, por “ne do të vazhdojmë ta ofrojmë falas”, shkroi Musk.

Megjithatë, mediat raportojnë se edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë pagimin e Starlink për t’i ndihmuar Ukrainës.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Previous slide
Next slide

SpaceX ka dërguar mijëra pllaka satelitore Starlink në Ukrainë, pak pas nisjes së luftës, në shkurt të vitit të kaluar.

Në librin e ri, Musk ka thënë se SpaceX nuk ka çaktivizuar asgjë, sepse asgjë nuk ka qenë e aktivizuar mbi ato rajone në rend të parë.

“Ka qenë një kërkesë urgjente nga autoritetet qeveritare për të aktivizuar Starlinkun deri në Sevastopol. Nëse do ta pranoja kërkesën, atëherë SpaceX do të përfshihej në një akt të madhe dhune dhe në përshkallëzim të konfliktit”.

Ish-kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se “nëse ajo që e ka shkruar Isaacson në libër është e vërtetë, duket se Musk është mendja e vetme adekuate në Amerikën Veriore”.

Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe shtatë vjet më vonë e ka nisur luftën në pjesën tjetër të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG