Ndërlidhjet

Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve

Një fëmijë afgan mban me duar rrethojat në një kamp të përkohshëm në Greqi.

Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Evropë e ka kritikuar trajtimin "çnjerëzor" të emigrantëve në kufijtë evropianë, veçanërisht në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Emigrantët kishin pësuar “grushte, shuplaka, goditje me shkopinj dhe sende të tjera të forta... nga policia ose rojet kufitare”, thuhet në raportin vjetor të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të publikuar të enjten, më 30 mars.

“U përdorën edhe forma të tjera të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, si gjuajtja e plumbave pranë trupave të njerëzve ndërsa ata ishin të shtrirë në tokë”, thuhet më tutje në këtë raport.

Në raport theksohet se disa taktika të tjera përfshinin “shtyrjen e tyre në lumenj (ndonjëherë me duart ende të lidhura), heqjen e rrobave dhe këpucëve dhe detyrimin të ecin zbathur dhe/ose me të brendshme dhe, në disa raste, edhe plotësisht të zhveshur përtej kufirit”.

CPT-ja tha se ishte përballur me “një numër në rritje” të njerëzve që pretendonin se ishin larguar nga kufiri evropian me forcë.

“Shumë vende evropiane përballen me sfida shumë komplekse migracioni në kufijtë e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata mund të shpërfillin detyrimet e tyre ndaj të drejtave të njeriut. Largimet me forcë janë të paligjshme, të papranueshme dhe duhet të marrin fund”, tha kreu i CPT-së, Alan Mitchell.

Ky komitet i kishte vizituar pikat e policisë së rregullt dhe asaj të kufirit, dhe rojës bregdetare, qendrat e paraburgimit dhe zonat e transitit në rrugët kryesore të migracionit për në Evropë.

Vijat ndarëse: Gardhet e reja kufitare të Evropës

Të burgosurit hungarezë duke vendosur tela me gjemba mbi një gardh në kufirin me Serbinë, në Roszke, Hungari jugore, më 28 tetor.

Gardhi i porsalartësuar ishte ngritur fillimisht më 2015, mes një vale emigrantësh nga Lindja e Mesme, të cilët përpiqeshin të futeshin në Bashkimin Evropian.
1/9 Të burgosurit hungarezë duke vendosur tela me gjemba mbi një gardh në kufirin me Serbinë, në Roszke, Hungari jugore, më 28 tetor.

Gardhi i porsalartësuar ishte ngritur fillimisht më 2015, mes një vale emigrantësh nga Lindja e Mesme, të cilët përpiqeshin të futeshin në Bashkimin Evropian.
Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një rojë kufitare polake duke patrulluar përgjatë një barriere të re masive, e cila është ndërtuar në kufirin e vendit me Bjellorusinë.

Ky gardh është përfunduar në qershor, pasi Bjellorusia u akuzua për shtyrjen e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt kufijve të saj me BE-në, për t’i bërë trysni Brukselit për sanksionet e tij.
2/9 Një rojë kufitare polake duke patrulluar përgjatë një barriere të re masive, e cila është ndërtuar në kufirin e vendit me Bjellorusinë.

Ky gardh është përfunduar në qershor, pasi Bjellorusia u akuzua për shtyrjen e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt kufijve të saj me BE-në, për t’i bërë trysni Brukselit për sanksionet e tij.
Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent. (Përgatiti: Trim Haliti)
Gardhi kufitar 4-metërsh i Lituanisë me Bjellorusinë, i fotografuar në nëntorin e vitit 2021.

Vendet evropiane kanë ngritur barriera kufitare me gjatësi prej mbi 1.000 kilometrash gjatë 30 vjetëve të fundit, ndërsa shumica e këtyre gardheve janë ndërtuar që prej krizës me emigrantë më 2015.
3/9 Gardhi kufitar 4-metërsh i Lituanisë me Bjellorusinë, i fotografuar në nëntorin e vitit 2021.

Vendet evropiane kanë ngritur barriera kufitare me gjatësi prej mbi 1.000 kilometrash gjatë 30 vjetëve të fundit, ndërsa shumica e këtyre gardheve janë ndërtuar që prej krizës me emigrantë më 2015.
Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent. (Përgatiti: Trim Haliti)
Policia kufitare bullgare duke patrulluar më 2 shtator, afër një gardhi në kufirin e vendit të saj me Turqinë.

Ndërtimi i kësaj barriere kufitare nisi më 2014, teksa ajo që u bë e njohur si kriza me emigrantë sapo kishte filluar. Ambasadori i Turqisë në Bullgari asokohe kritikoi gardhin dhe “mesazhin politik” që, sipas tij, e dërgonte ai.
4/9 Policia kufitare bullgare duke patrulluar më 2 shtator, afër një gardhi në kufirin e vendit të saj me Turqinë.

Ndërtimi i kësaj barriere kufitare nisi më 2014, teksa ajo që u bë e njohur si kriza me emigrantë sapo kishte filluar. Ambasadori i Turqisë në Bullgari asokohe kritikoi gardhin dhe “mesazhin politik” që, sipas tij, e dërgonte ai.
Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kamerat e sigurisë dhe telat me gjemba mbi një gardh ku takohen kufijtë e Polonisë, Lituanisë dhe eksklavës së Rusisë, Kaliningradit. Fotografia është shkrepur nga Polonia, afër fshatit Zerdziny, në korrik.
5/9 Kamerat e sigurisë dhe telat me gjemba mbi një gardh ku takohen kufijtë e Polonisë, Lituanisë dhe eksklavës së Rusisë, Kaliningradit. Fotografia është shkrepur nga Polonia, afër fshatit Zerdziny, në korrik.
Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ushtarët maqedonas duke patrulluar brenda gardheve me tela me gjemba, në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në korrikun e vitit 2019.
6/9 Ushtarët maqedonas duke patrulluar brenda gardheve me tela me gjemba, në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në korrikun e vitit 2019.
Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent. (Përgatiti: Trim Haliti)
Punëtorët në Lituani duke instaluar shtyllat për një gardh kufitar me Rusinë, në qershorin e vitit 2017.
7/9 Punëtorët në Lituani duke instaluar shtyllat për një gardh kufitar me Rusinë, në qershorin e vitit 2017.
Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent. (Përgatiti: Trim Haliti)
Gardhi kufitar që ndan territorin e vogël afrikanoverior të Spanjës, Ceuta, nga Maroku, i fotografuar në qershorin e vitit 2018.

Gardhi përbëhet prej dy barrierave me lartësi prej 6 metrash, mbi të cilat janë vendosur tela me gjemba. Një varg sensorësh të zhurmave dhe të lëvizjeve iu ndihmojnë qindra policëve, të cilët patrullojnë barrierën.
8/9 Gardhi kufitar që ndan territorin e vogël afrikanoverior të Spanjës, Ceuta, nga Maroku, i fotografuar në qershorin e vitit 2018.

Gardhi përbëhet prej dy barrierave me lartësi prej 6 metrash, mbi të cilat janë vendosur tela me gjemba. Një varg sensorësh të zhurmave dhe të lëvizjeve iu ndihmojnë qindra policëve, të cilët patrullojnë barrierën.
Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një automjet i policisë hungareze duke patrulluar kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, i cili është fortifikuar nga një gardh i dytë, afër fshatit hungarez Gara, në marsin e vitit 2017.

Sipas një raporti të ri nga Statista, më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian tashmë kanë vendosur barriera kufitare.
9/9 Një automjet i policisë hungareze duke patrulluar kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, i cili është fortifikuar nga një gardh i dytë, afër fshatit hungarez Gara, në marsin e vitit 2017.

Sipas një raporti të ri nga Statista, më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian tashmë kanë vendosur barriera kufitare.
Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

CPT-ja u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që të garantojnë të drejtat e emigrantëve duke regjistruar secilin individ, duke u ofruar atyre vlerësime mjekësore dhe cenueshmërie dhe duke u ofruar mundësinë e aplikimit për azil.

“Arrestimi duhet të përdoret vetëm si masë e fundit”, thuhet gjithashtu në raportin e publikuar.

Këshilli i Evropës përbëhet nga 46 vende. Rusia ishte përjashtuar pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës vitin e kaluar, por ajo mbetet palë e Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës.

Emigrantët mbeten çështje diskutimi në Bashkimin Evropian që kur më shumë se një milion njerëz kishin mbërritur në Evropë gjatë krizës së refugjatëve në vitet 2015-16.

Numri i përpjekjeve të emigrantëve për të hyrë në Evropë arriti në 330.000 në vitin 2022, 64 për qind më shumë sesa një vit më parë, tha agjencia kufitare e BE-së, Frontex.

XS
SM
MD
LG