Ndërlidhjet

Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar


Eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.
Eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë me koronavirus, teksa rritet numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar, ka thënë eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Fauci ka thënë se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit.

Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat e pavaksinuar.

Situata me koronavirus në SHBA është duke u kthyer në “pandemi në mesin e të pavaksinuarve”, ka thënë Fauci për transmetuesin amerikan CNN, të dielën.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë lidere në dhënie të vaksinave deri në muajin prill, kur ka nisur që të ulët shkalla e vaksinimit.

Banorët në rajonet jugore është thënë se janë më pak të vaksinuar.

Sipas autoriteteve, prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 34 milionë raste dhe 610,000 viktima me koronavirus.

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve, i është atribuuar variantit ngjitës të këtij virusi, Delta.

XS
SM
MD
LG