Qendra Kulturore e Fëmijëve, organizoi për të 21-in vit me radhë Festivalin Ndërkombëtar të valleve "Ylberi i Prishtinës". Në këtë festival morën pjesë rreth 400 valltarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Kirgistani dhe Ukraina.
‘Ylberi i Prishtinës’ solli në Kosovë valle të vendeve të ndryshme të botës

1
Qendra Kulturore e Fëmijëve, organizoi për të 21-in vit me radhë Festivalin Ndërkombëtar të valleve "Ylberi i Prishtinës".

2
Në këtë festival morën pjesë rreth 400 valltarë në mesin e tyre nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Kirgistani dhe e veçanta e këtij festivali ishte pjesëmarrja e fëmijëve nga Ukraina.

3
Gjatë hapjes së festivalit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se "kryeqyteti mirëpriti 400 valltarë të vegjël e entuziastë nga shtete të ndryshme të botës”.

4
Krahas fëmijëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Kirgistani, e veçanta e këtij festivali ishte prania e fëmijëve nga Ukraina të cilët morën pjesë në festival ani pse vendi i tyre është duke u përballur me përpjekjen ruse për pushtim.