Ndërlidhjet

PriFest gati për edicionin kushtuar Vjosa Berishës


PriFest gati për edicionin kushtuar Vjosa Berishës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:13 0:00

Festivali ndërkombëtar i filmit PriFest të martën nis edicionin e 14-të në Prishtinë. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, drejtori i festivalit, Fatos Berisha, tha se përgatitja e këtij edicioni ishte e vështirë, për shkak të dhimbjes për humbjen e themelueses Vjosa Berisha, që vdiq në qershor.

Festivali ndërkombëtar i filmit PriFest të martën nis edicionin e 14-të në Prishtinë. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, drejtori i festivalit, Fatos Berisha, thotë se përgatitja e këtij edicioni ishte e vështirë, për shkak të dhimbjes për humbjen e themelueses Vjosa Berisha, e cila vdiq në qershor, por edhe për shkak të mungesës së, siç e quan ai bashkëshorten tashmë të ndjerë, “motorit” të festivalit. Ky edicion i PriFest-it do të hapet me filmin nga Kosova “Vera andrron detin” të regjisores Kaltrina Krasniqi. Filma dhe një delegacion prej rreth 20 filmbërësish nga Ukraina do të jenë pjesë e këtij edicioni, si iniciativë për të sjellë festivalin e Odesas në kuadër të PriFest-it, i cili nuk mund të mbahej atje për shkak të pushtimit të paprovokuar rus. Motoja e këtij edicioni të PriFest-it është “Për të”, në shenjë kujtimi dhe nderimi për Vjosa Berishën, ndërsa edhe slogani i përvitshëm “Miqësi përgjithmonë” u zëvendësua me atë “Vjosa përgjithmonë”.

XS
SM
MD
LG