Java nëpërmjet fotografive
Ndeshja e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, që u zhvillua në Prishtinë, lufta në Ukrainë, e ajri i ndotur nga mjegulla në Afganistan janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Sulmuesi Milot Rashica e kaloi Kosovën në epërsi 1:0 pak para pushimit mes pjesëve,në ndeshjen Kosovë - Izrael në Prishtinë, 12 nëntor 2023.

2
Policia e Kosovës rrethoi stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ku nën masa të rrepta të sigurisë, u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Kjo ishte ndeshja e parë e ekipit të Izraelit që nga nisja e luftës kundër grupit radikal palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja.

3
Një burrë duke lëvizuar me biçikletë ndërsa një automjet ushtarak i këmbësorisë kalon nëpër qytetin e Çasiv Jar, pranë vijës së frontit në rajonin e Donjeckut të Ukrainës.

4
Siluetat e fëmijëve teksa luajnë kriket mes mjegullës në Karaçi, Pakistan.