Ndërlidhjet

Fotografia e shtatzënës së plagosur në Ukrainë fiton çmimin e vitit

Fotografia e realizuar në Mariupol. Iryna Kalinina shihet e plagosur me dorën në bark.
Fotografia e realizuar në Mariupol. Iryna Kalinina shihet e plagosur me dorën në bark.

Fotografia e një gruaje shtatzënë në qytetin ukrainas të Mariupolit, e cila shihet duke u larguar nga materniteti, për shkak të sulmeve ruse, është shpallur fotografia më e mirë e vitit në gjithë botën.

Në fotografinë e realizuar nga fotografi i agjencisë Associated Press, Evgeniy Maloletka, Iryna Kalinina, 32-vjeçare, shihet duke u bartur nga rrënojat, pas shkatërrimit të spitalit.

Kalinina dhe foshnja e saj kanë vdekur pak kohë pas sulmit.

“Juria beson se kjo fotografi tregon absurditetin e tmerrit të luftës”, ka thënë juria në ceremoninë e ndarjes së çmimit.

“Ky është një prezantim i saktë i ngjarjeve të vitit, dhe dëshmi se krimet e luftës janë duke u kryer nga forcat ruse kundër civilëve ukrainas”.

Maloletka dhe kolegu i tij Mstyslav Chernov, kanë kaluar gati tri javë duke dokumentuar tmerret e luftës në Mariupol.

Mariupoli - një vit pas rrethimit shkatërrues rus

Kështu dukej një maternitet në Mariupol më 9 mars, 2022. Një sulm ajror rus e shkatërroi objektin, duke vrarë së paku katër persona. Në atë kohë, Mariupoli sapo ishte rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Qyteti u bë skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus.
1/12 Kështu dukej një maternitet në Mariupol më 9 mars, 2022. Një sulm ajror rus e shkatërroi objektin, duke vrarë së paku katër persona. Në atë kohë, Mariupoli sapo ishte rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Qyteti u bë skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Kjo fotografi e trenave të djegur, pranë plazhit kryesor të Mariupolit, u bë më 25 shkurt, 2023.
2/12 Kjo fotografi e trenave të djegur, pranë plazhit kryesor të Mariupolit, u bë më 25 shkurt, 2023.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.
3/12 Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.
4/12 Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Varrmihësit duke transportuar arkivole në një varrezë në periferi të Mariupolit. Trupa të civilëve raportohet se janë duke u zbuluar nën rrënojat e ndërtesave, shumë kohë pas përfundimit të rrethimit rus. Shumë civilë u strehuan në bodrumet e blloqeve të banimit gjatë luftimeve.
5/12 Varrmihësit duke transportuar arkivole në një varrezë në periferi të Mariupolit. Trupa të civilëve raportohet se janë duke u zbuluar nën rrënojat e ndërtesave, shumë kohë pas përfundimit të rrethimit rus. Shumë civilë u strehuan në bodrumet e blloqeve të banimit gjatë luftimeve.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Teatri i rrënuar. Godina u bombardua më 16 mars, 2022. Sot, ajo është rrethuar me një gardh të lartë, të zbukuruar me imazhe të shkrimtarëve rusë.
6/12 Teatri i rrënuar. Godina u bombardua më 16 mars, 2022. Sot, ajo është rrethuar me një gardh të lartë, të zbukuruar me imazhe të shkrimtarëve rusë.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Qytetarët duke bërë pazare në një treg të improvizuar në Mariupol.
7/12 Qytetarët duke bërë pazare në një treg të improvizuar në Mariupol.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Monument i Mariupolit, i pikturuar me ngjyrat e flamurit rus. Më herët ai kishte ngjyrat kaltër dhe verdhë, sikurse flamuri i Ukrainës.
8/12 Monument i Mariupolit, i pikturuar me ngjyrat e flamurit rus. Më herët ai kishte ngjyrat kaltër dhe verdhë, sikurse flamuri i Ukrainës.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Një ndërtesë e re përballë një blloku apartamentesh të rrënuara nga lufta. Ekipi hetues i aktivistit opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e lartë rusë janë duke përfituar personalisht nga projektet e rindërtimit që po zhvillohen në Mariupol.
9/12 Një ndërtesë e re përballë një blloku apartamentesh të rrënuara nga lufta. Ekipi hetues i aktivistit opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e lartë rusë janë duke përfituar personalisht nga projektet e rindërtimit që po zhvillohen në Mariupol.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Punëtorët ndërtimi në Mariupol. Sipas OKB-së, deri në 90 për qind të ndërtesave të banimit të qytetit u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit rus.
10/12 Punëtorët ndërtimi në Mariupol. Sipas OKB-së, deri në 90 për qind të ndërtesave të banimit të qytetit u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit rus.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Më 6 mars, 2023, Kremlini publikoi fotografi të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që thuhet se po vizitonte një qendër mjekësore, të ndërtuar nga ushtria ruse në Mariupol. Data e vizitës së Shoigut nuk u specifikua.
11/12 Më 6 mars, 2023, Kremlini publikoi fotografi të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që thuhet se po vizitonte një qendër mjekësore, të ndërtuar nga ushtria ruse në Mariupol. Data e vizitës së Shoigut nuk u specifikua.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Një pano e udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov (majtas), presidentit rus, Vladimir Putin (në mes) dhe administratorit të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donjeckut, Denis Pushilin. Panoja gjendet përpara një memoriali në Mariupol, ndërsa fotografia u bë më 16 shkurt, 2023. Një raport i OKB-së vlerësoi se rreth 350.000 njerëz u detyruan të largohen nga Mariupoli. Qyteti kishte rreth 450.000 banorë para luftës.
12/12 Një pano e udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov (majtas), presidentit rus, Vladimir Putin (në mes) dhe administratorit të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donjeckut, Denis Pushilin. Panoja gjendet përpara një memoriali në Mariupol, ndërsa fotografia u bë më 16 shkurt, 2023. Një raport i OKB-së vlerësoi se rreth 350.000 njerëz u detyruan të largohen nga Mariupoli. Qyteti kishte rreth 450.000 banorë para luftës.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide

“Për mua, kjo është fotografia që dua ta harroj. Por nuk mundem”, ka thënë ai përmes një video-incizimi.

“Shpresoj që gjithë puna që kemi bërë, do të ndihmojë që njerëzit të kuptojnë. Ndoshta do të përdoret në ndonjë rast kundër krimeve ruse të luftës”.

Moska e ka fituar kontrollin e Mariupolit në pranverën e vitit të kaluar, pas përleshjeve të rënda.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG