Fotografitë e javës
Një tërmet prej 6.1 ballësh në Afganistan që la të vdekur më shumë se 1.150 persona, Kampionati Botëror i Notit në Budapest e luftimet në Ukrainë janë ndër ngjarjet kryesore që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell imazhet më të veçanta në fotogalerinë e javës.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një grua afgane duke qëndruar jashtë një tende në një kamp strehimi të përkohshëm pas tërmetit në fshatin Gajan në Afganistan. Rreth 1.150 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1.500 të tjerë u plagosën në tërmetin shkatërrues të 22 qershorit.

2
Gjeorgjianët u mblodhën në Tbilisi më 24 qershor për të treguar përkrahje për integrimin evropian të vendit në shenjë pakënaqësi pasi udhëheqësit e BE-së shtynë kandidaturën e Gjeorgjisë, duke e njohur atë si një "anëtar me perspektivë", por duke këmbëngulur se statusi i kandidatit mund të jepet vetëm pasi "të përmbushen prioritetet e përcaktuara".

3
Një raketë ruse e çaktivizuar 500 kilogramëshe e cila nuk shpërtheu kur ra në një bllok ndërtesash banimi në mars, po largohet në mënyrë të kontrolluar nga një ekip i specializuar në Harkiv, Ukrainë, më 23 qershor.

4
Një poçar duke punuar në një punishte në periferi të Karaçit, Pakistan.
Facebook Forum