Fotografitë e javës
Një tërmet prej 6.1 ballësh në Afganistan që la të vdekur më shumë se 1.150 persona, Kampionati Botëror i Notit në Budapest e luftimet në Ukrainë janë ndër ngjarjet kryesore që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell imazhet më të veçanta në fotogalerinë e javës.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Afganët duke qëndruar pranë trupave të të afërmve që humbën jetën nga tërmeti në fshatin Gajan, më 23 qershor.
6
Njerëzit duke festuar solsticin veror gjatë një festivali në fshatin Okunevo në rajonin Omsk të Rusisë, më 21 qershor.
7
Anëtare e skuadrës së Kazakistanit duke performuar gjatë garës preliminaree në Kampionatin e 19-të Botëror të Notit Artistik FINA, në Budapest, më 23 qershor.
8
Një pamje e pemës së shenjtë të Aal Luuk Mas në vendin ku mbahet Festivali Kombëtar "Yhyakh Olonkho", në fshatin Verkhneviljuisk, Rusi, më 22 qershor.
Facebook Forum