Fotografitë e javës
Një tërmet prej 6.1 ballësh në Afganistan që la të vdekur më shumë se 1.150 persona, Kampionati Botëror i Notit në Budapest e luftimet në Ukrainë janë ndër ngjarjet kryesore që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell imazhet më të veçanta në fotogalerinë e javës.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Ceremoni në Bishkek për shënimin e përvjetorit të përfshirjes së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, më 1941.
10
Banorët vendas duke pritur në radhë për ndihma humanitare, ndërsa prapa tyre shihet një ndërtesë banimi e dëmtuar nga sulmet ruse në Borodjanka, Ukrainë.
11
Afganët shikojnë shkatërrimin e shkaktuar nga një tërmet 6.1 ballësh në provincën Paktika, në Afganistanin juglindor, më 22 qershor.
12
Një ushtar ukrainas, ndërsa pranë tij një qen, duke vëzhguar nga pozicioni i tij në zonën industriale të Severodonjeckut, më 20 qershor.
Facebook Forum