Shkrepjet më të mira prej rajoneve ku raporton REL-i
Këto janë disa prej fotografive më të mira që u shkrepën nga fotografët, kameramanët dhe gazetarët e Radio Evropa e Lirë përgjatë vitit 2025, varësisht prej rajoneve prej nga raportuan. Disa ju falin buzëqeshje, disa lot në sy. Gjykojini vetë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
9
Një ushtar kirgiz përgjatë një muri gjembor të instaluar në kufirin e shtetit të tij me Taxhikistanin më 14 tetor. Pas disa dekadash të mospajtimeve mes dy shteteve të Azisë Qendrore për vijën e saktë kufitare, Dushanbeja dhe Bishkeku kanë arritur marrëveshjen për demarkacion më 2025.
10
Kristale të pasura me uranium shkëlqejnë nën dritën ultravioletë brenda një miniere të braktisur sovjetike në jug të Republikës Çeke, më 4 nëntor. Eksploruesit në këtë shtet të Evropës Qendrore janë duke rizbuluar minierat e braktisura qysh në vitet ’60, periudhë kur të burgosurit politikë janë detyruar të nxjerrin minerale radioaktive për programin e armëve bërthamore të ish-Bashkimit Sovjetik.
11
Një djalosh duke ecur në Ashgabat të Turkmenistanit në një ditë shkurti me borë.
12
Një protestuese me flamur të djegur të Rusisë në një protestë të mbajtur më 1 mars në Berlin, të thirrur nga liderët opozitarë rusë, të cilët kundërshtojnë luftën e Kremlinit në Ukrainë.