Ndërlidhjet

Franca u kërkon vendeve arabe të ndalin bojkotin e produkteve franceze

Në një dyqan në Kuvajt janë boshatisur raftet ku shiteshin produktet franceze.
Në një dyqan në Kuvajt janë boshatisur raftet ku shiteshin produktet franceze.

Franca u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme t'i japin fund thirrjeve për bojkot të mallrave të saj. Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar, si protestë ndaj qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka mbrojtur të drejtën për të publikuar karikaturat e Profetit Muhamed.

Ministria e Jashtme franceze tha se thirrjet "e pabazuara" për bojkotin e mallrave po "shtyheshin nga një pakicë radikale".

Ndërkohë, protesta janë zhvilluar në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës, transmeton BBC.

Protestat u nxitën nga komentet e presidentit Macron, pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi në Francë, i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.

Presidenti Macron tha që mësuesi, Samuel Paty, "u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë", por Franca "nuk do të heqë dorë nga karikaturat".

Francezët nderojnë mësuesin e vrarë

Njerëzit u mblodhën në sheshin Republika të Parisit më 18 tetor. Njerëzit në mbarë Francën kanë bërë thirrje për lirinë e shprehjes dhe kanë nderuar mësuesin e historisë, që u vra, pasi shfaqi para nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed.<br />
&nbsp;
1/17 Njerëzit u mblodhën në sheshin Republika të Parisit më 18 tetor. Njerëzit në mbarë Francën kanë bërë thirrje për lirinë e shprehjes dhe kanë nderuar mësuesin e historisë, që u vra, pasi shfaqi para nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed.
 
Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Republika të Parisit. Të pranishmit brohoritën &ldquo;Jo totalitarizmit të mendimit&rdquo; dhe &ldquo;Unë jam mësues&rdquo;, për të përkujtuar mësuesin e vrarë, Samuel Paty.<br />
&nbsp;
2/17 Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Republika të Parisit. Të pranishmit brohoritën “Jo totalitarizmit të mendimit” dhe “Unë jam mësues”, për të përkujtuar mësuesin e vrarë, Samuel Paty.
 
Një grua ndez një qiri gjatë marshit në Paris më 18 tetor.
3/17 Një grua ndez një qiri gjatë marshit në Paris më 18 tetor.
Njerëzit u mblodhën në Pallatin e Republikës në Paris, për të nderuar mësuesin e vrarë Samuel Paty. Kjo grua mban një shënim ku shkruan : &ldquo;Unë jam mësuesi&rdquo;.
4/17 Njerëzit u mblodhën në Pallatin e Republikës në Paris, për të nderuar mësuesin e vrarë Samuel Paty. Kjo grua mban një shënim ku shkruan : “Unë jam mësuesi”.
Një burrë mban në duar flamurin e Francës në të cilën shkruan &ldquo;Liria e shprehjes&rdquo;.
5/17 Një burrë mban në duar flamurin e Francës në të cilën shkruan “Liria e shprehjes”.
&ldquo;Unë jam Samueli&rdquo; është mbishkrimi që njëri prej pjesëmarrësve mban në duar në marshin e organizuar në Paris më 18 tetor.
6/17 “Unë jam Samueli” është mbishkrimi që njëri prej pjesëmarrësve mban në duar në marshin e organizuar në Paris më 18 tetor.
Në marshin për Samuel Paty mori pjesë kryeministri i Francës, Jean Catex (majtas), kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo (në qendër) dhe zëvendëskryetarja e Parisit, Audery Pulvar (djathtas).
7/17 Në marshin për Samuel Paty mori pjesë kryeministri i Francës, Jean Catex (majtas), kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo (në qendër) dhe zëvendëskryetarja e Parisit, Audery Pulvar (djathtas).
Për të kujtuar Samuel Patyn, tubime u organizuan edhe në Tuluz më 18 shtator.
8/17 Për të kujtuar Samuel Patyn, tubime u organizuan edhe në Tuluz më 18 shtator.
&ldquo;Unë jam Samueli&rdquo; shkruhet në maskën e kësaj gruaje që mori pjesë në marshin në Tuluz.
9/17 “Unë jam Samueli” shkruhet në maskën e kësaj gruaje që mori pjesë në marshin në Tuluz.
Në Montepelier, po ashtu shumë persona dola në rrugë për të dënuar vrasjen e mësuesit dhe për të kujtuar jetën e tij.
10/17 Në Montepelier, po ashtu shumë persona dola në rrugë për të dënuar vrasjen e mësuesit dhe për të kujtuar jetën e tij.
&ldquo;Luftëtari i lirisë&rdquo; është përshkrimi i fotografisë së Samuel Patyt, teksa njerëzit u mblodhën në Strasburg të Francës më 18 tetor.
11/17 “Luftëtari i lirisë” është përshkrimi i fotografisë së Samuel Patyt, teksa njerëzit u mblodhën në Strasburg të Francës më 18 tetor.
&ldquo;Liri, e shkrova emrin tënd me gjak&rdquo;, thuhet në pankartën e një protestuesi në Strasburg.
12/17 “Liri, e shkrova emrin tënd me gjak”, thuhet në pankartën e një protestuesi në Strasburg.
Homazhe për Samuel Patyn bën edhe qytetarët e Bordosë.
13/17 Homazhe për Samuel Patyn bën edhe qytetarët e Bordosë.
&ldquo;Unë jam mësuesi&rdquo; është mbishkrimi që mban një person gjatë tubimit në Bordo.
14/17 “Unë jam mësuesi” është mbishkrimi që mban një person gjatë tubimit në Bordo.
Kryetarja e qytetit të Marsejit, Michele Rubirola përshëndet njerëzit të cilët u mblodhën në këtë qytet më 18 tetor, për të kujtuar mësuesin e vrarë, Samuel Paty.
15/17 Kryetarja e qytetit të Marsejit, Michele Rubirola përshëndet njerëzit të cilët u mblodhën në këtë qytet më 18 tetor, për të kujtuar mësuesin e vrarë, Samuel Paty.
&ldquo;Mos ma prek mësuesin tim&rdquo; është pankarta që disa persona mbajnë në Lyon të Francës.
16/17 “Mos ma prek mësuesin tim” është pankarta që disa persona mbajnë në Lyon të Francës.
Në Lil të Francës, qytetarët kanë vendosur lule pranë fotografisë së Samuel Patyt.
17/17 Në Lil të Francës, qytetarët kanë vendosur lule pranë fotografisë së Samuel Patyt.
Previous slide
Next slide

Publikimi i imazheve të Profetit Muhamed mund të shkaktojë ofendime serioze për myslimanët, sepse tradita islamike ndalon qartë imazhet e Muhamedit.

Por, sekularizmi është thelbësor për identitetin kombëtar të Francës.

Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë, sipas shtetit francez, minon unitetin.

Të dielën, Macron fuqizoi qëndrimin e tij në mbrojtje të vlerave franceze, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shkruar: "Ne nuk do të dorëzohemi kurrë".

Udhëheqësit politikë në Turqi dhe Pakistan kanë sulmuar presidentin Macron, duke e akuzuar atë se nuk po respekton "lirinë e besimit" duke margjinalizuar miliona myslimanë në Francë.

Të dielën, presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan tha se Macron duhet të kërkojë "kontroll të mendjes" për pikëpamjet e tij mbi Islamin.

Komentet e Erdoganit, e shtynë Francën të tërheqë ambasadorin e saj në Turqi për konsultime.

Të hënën presidenti turk u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë produktet franceze.

Sa i përhapur është bojkoti ndaj produkteve franceze?

Disa rafte të supermarketeve ishin zbrazur nga produktet franceze në Jordani, Katar dhe Kuvajt.

Në Kuvajt, një union i madh i bizneseve me pakicë ka urdhëruar një bojkot të mallrave franceze.

Unioni tha se kishte lëshuar direktivën në përgjigje të "fyerjeve të përsëritura" kundër Profetit Muhamed.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Francës tha se "këto thirrje për bojkot janë të pabazuara dhe duhet të ndalen menjëherë, si dhe të gjitha sulmet kundër vendit tonë, të cilat po shtyhen nga një pakicë radikale."

Edhe në vende tjera, si përshembull, Arabia Saudite kanë qarkulluar thirrje në internet për të bojkotuar produktet franceze.

Një etiketim në internet që bën thirrje për bojkot të zinxhirit të supermarketeve franceze - Carrefour - ishte etiketimi i dytë më i popullarizuar në Arabinë Saudite, ekonomia më e madhe e botës arabe.

Ndërkohë, protesta të vogla anti-franceze u mbajtën në Libi, Gazë dhe Sirinë veriore, ku milicitë e mbështetura nga Turqia ushtrojnë kontroll.

Si erdhi deri te kjo situatë?

Mbrojtja e fuqishme që Macron po bën ndaj sekularizmit francez dhe kritikat ndaj islamizmit radikal pas vrasjes së mësuesit Paty kanë zemëruar disa në botën myslimane.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan pyeti në një fjalim: "Cili është problemi i individit të quajtur Macron me Islamin dhe me myslimanët?"

Ndërkohë lideri pakistanez, Imran Khan, akuzoi udhëheqësin francez për "sulm ndaj Islamit ".

"Presidenti Macron ka sulmuar dhe lënduar ndjenjat e miliona myslimanëve në Evropë dhe në të gjithë botën", shkroi ai në Twitter.

Myslimanët francezë kanë frikë se shteti synon të kontrollojë besimin e tyre.

Në fillim të këtij muaji, para vrasjes së mësuesit, Macron kishte njoftuar tashmë plane për ligje më të ashpra për të trajtuar atë që ai e quajti "separatizëm islamik" në Francë.

Ai ka thënë se një pakicë e gjashtë milionë myslimanëve të Francës ishin në rrezik të formonin një "kundër-shoqëri", duke e përshkruar Islamin si një fe "në krizë".

Macron ka thënë se qeveria e tij është duke punuar me përfaqësuesit kryesorë të myslimanëve në vend, për të ndërtuar një "Islam të iluminizmit", që mund të jetë "në paqe me Republikën".

Karikaturat e profetit të myslimanëve kanë një trashëgimi të errët dhe tepër politike në Francë.

Më 2015, 12 persona u vranë në një sulm ndaj zyrave të revistës satirike franceze Charlie Hebdo, e cila kishte botuar karikaturat.

Disa në komunitetin më të madh mysliman të Evropës Perëndimore e kanë akuzuar Macronin për përpjekjen për të shtypur fenë e tyre dhe thonë se fushata e tij rrezikon të legjitimojë islamofobinë.

Në mesin e muajit tetor, një islamist i dyshuar i ka prerë kokën një mësuesi të historisë, i cili, në një orë mësimi, ka treguar karikaturat e Profetit Muhamed.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e mësuesit.

“Ata nuk do të fitojnë... Ne do të veprojmë”, ka thënë Macron kur vizitoi vendin ku ndodhi vrasja.

Sulmuesi, çeçen i lindur në Rusi, ka jetuar në qytetin Evrë, në veriperëndim të Parisit.

Ai nuk ka qenë i njohur më herët për shërbimet e inteligjencës.

Përgatiti: Kestrin Kumnova
XS
SM
MD
LG