Ndërlidhjet

Si po përgatitet Franca për Olimpiadë?

Një vullnetare për Olimpiadën në Paris, pret atletët në aeportin Charles de Gaulle. 19 korrik 2024.

Reuters

Në Paris të Francës do të mbahen Lojërat Verore Olimpike. Në mesin e shteteve pjesëmarrëse është edhe Kosova, e cila do të përfaqësohet me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletik dhe dy notarë.

Në këtë tekst mund të mësoni gjërat kyçe për Olimpiadën, duke nisur nga datat, vendet ku do të zhvillohen ngjarjet kryesore, për ceremoninë hapëse, sportet e reja dhe për çështjet e sigurisë.

Kur mbahen Lojërat Olimpike dhe Paralimpike?

Lojërat Olimpike Paris 2024 do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht, përderisa Lojërat Paralimpike Paris 2024 do të zhvillohen nga 28 gushti deri më 8 shtator.

Ku do të mbahen Lojërat Olimpike?

Në shtator të vitit 2017, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ia dha Parisit të drejtën e organizimit të Olimpiadës së vitit 2024, pasi rivali i tij i vetë, Los Anxhelos, u pajtua që të presë edhe katër vjet të tjera për organizimin e Olimpiadës.

Parisi ka qenë nikoqir i dy Olimpiadave dhe do të organizojë lojërat 100 vjet pasi në kryeqendrën franceze u mbajtën Lojërat Olimpike të vitit 1924. Lojërat do të mbahen në 35 vende në mbarë Parisin, në rajonin Ile-de-France, në pjesë të tjera të Francës dhe jashtë vendit.

“Bekim për sukses në Paris”: Ekipi olimpik i Kosovës pranon flamurin shtetëror

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës si “bekim për sukses në Paris”.

“Lojërat Olimpike i kapërcejnë kufijtë e sportit. Ato mishërojnë parimet e unitetit, të paqes dhe respektit të ndërsjellë. Lojërat Olimpike nxjerrin në pah të përbashkëtat tona”, ka thënë Osmani.
1/11 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës si “bekim për sukses në Paris”.

“Lojërat Olimpike i kapërcejnë kufijtë e sportit. Ato mishërojnë parimet e unitetit, të paqes dhe respektit të ndërsjellë. Lojërat Olimpike nxjerrin në pah të përbashkëtat tona”, ka thënë Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Presidentja ka thënë se pjesëmarrja në këto Lojëra nënkupton “kulmimin e një pune të palodhur dhe vendosmërinë e pashoq të sportistëve dhe trajnerëve”.

“Ndërsa dilni në skenën globale, mbani mend se në asnjë moment nuk do të jeni vetëm. Zemra e secilit qytetar do të rrahë bashkë me tuajën”.
2/11 Presidentja ka thënë se pjesëmarrja në këto Lojëra nënkupton “kulmimin e një pune të palodhur dhe vendosmërinë e pashoq të sportistëve dhe trajnerëve”.

“Ndërsa dilni në skenën globale, mbani mend se në asnjë moment nuk do të jeni vetëm. Zemra e secilit qytetar do të rrahë bashkë me tuajën”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Në ekipin olimpik të Kosovës për Lojërat Parisi 2024, janë gjashtë sportistë të kualifikuar - në sportet e xhudos dhe boksit - dhe tre sportistë me ftesë të universalitetit - nga sportet e notit dhe atletikës.

Listës së atletëve të Kosovës i prijnë xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Donjeta Krasniqi përfaqëson Kosovën në boks derisa në atletikë, Gresa Bakraqi.

Adell Saboviq dhe Hana Beiqi do të përfaqësojnë Kosovën në not.
3/11 Në ekipin olimpik të Kosovës për Lojërat Parisi 2024, janë gjashtë sportistë të kualifikuar - në sportet e xhudos dhe boksit - dhe tre sportistë me ftesë të universalitetit - nga sportet e notit dhe atletikës.

Listës së atletëve të Kosovës i prijnë xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Donjeta Krasniqi përfaqëson Kosovën në boks derisa në atletikë, Gresa Bakraqi.

Adell Saboviq dhe Hana Beiqi do të përfaqësojnë Kosovën në not.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Adell Shaboviq është njëri nga dy notarët që është përzgjedhur të garojë me ftesë të universalitetit.
4/11 Adell Shaboviq është njëri nga dy notarët që është përzgjedhur të garojë me ftesë të universalitetit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Lojërat Olimpike Parisi 2024, nisin më 26 korrik dhe përfundojnë më 11 gusht.

Në këto gara do të marrin pjesë mbi 10 mijë atletë që garojnë në disiplina të ndryshme.
5/11 Lojërat Olimpike Parisi 2024, nisin më 26 korrik dhe përfundojnë më 11 gusht.

Në këto gara do të marrin pjesë mbi 10 mijë atletë që garojnë në disiplina të ndryshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë ekipit se përfaqësimi i shtetit nënkupton përgjegjësi dhe përqendrim profesional.

“Rruga drejt Parisit nuk është e lehtë, por e kemi dëshmuar se kur jemi bashkë, jemi të gatshëm të përballojmë çdo sfidë që na del përpara”, ka thënë Kurti.

“E gjithë Kosova është me ju. Çdo fitore që arrini, është fitore për të gjithë ne”.
6/11 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë ekipit se përfaqësimi i shtetit nënkupton përgjegjësi dhe përqendrim profesional.

“Rruga drejt Parisit nuk është e lehtë, por e kemi dëshmuar se kur jemi bashkë, jemi të gatshëm të përballojmë çdo sfidë që na del përpara”, ka thënë Kurti.

“E gjithë Kosova është me ju. Çdo fitore që arrini, është fitore për të gjithë ne”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Kosova deri më tash ka tri medalje olimpike të fituara nga xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova.

Medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën e fitoi Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Medalje të arta olimpike për Kosovën fituan xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2021.
7/11 Kosova deri më tash ka tri medalje olimpike të fituara nga xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova.

Medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën e fitoi Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Medalje të arta olimpike për Kosovën fituan xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2021.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Adell Shaboviq dhe Hana Beiqi do ta përfaqësojnë Kosovën në Paris në not.
8/11 Adell Shaboviq dhe Hana Beiqi do ta përfaqësojnë Kosovën në Paris në not.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Nora Gjakova do ta mbajë flamurin në emër të ekipit.
9/11 Nora Gjakova do ta mbajë flamurin në emër të ekipit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Kjo është hera e tretë që Kosova është pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. Në foto: trajnerë të sportistëve dhe të ftuar tjerë në organizim.
10/11 Kjo është hera e tretë që Kosova është pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. Në foto: trajnerë të sportistëve dhe të ftuar tjerë në organizim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Nora Gjakova është zotuar që secili lojtar do të luftojë deri në momentin e fundit.

“Unë jam shumë e lumtur që do ta përjetoj këtë kujtim që do të shkruhet në historinë e Kosovës”.
11/11 Nora Gjakova është zotuar që secili lojtar do të luftojë deri në momentin e fundit.

“Unë jam shumë e lumtur që do ta përjetoj këtë kujtim që do të shkruhet në historinë e Kosovës”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Previous slide
Next slide

Disa prej vendeve ku do të mbahen lojërat do të jenë Stadiumi i Kullës Ajfell (volejboll plazhi), Stadiumi Parc des Princes (futboll), Roland Garros (boks dhe tenis), Stade de France (atletikë dhe ragbi), dhe Teahupo në Tahiti (sërf).

Cilat sporte do të debutojnë në Olimpiadën Parisi 2024?

Në këtë Olimpiadë për herë të parë do të debutojë sporti i quajtur ‘breaking’, që është një formë garuese e ‘breakdancing’, që ndërthurë artin dhe kërcënimin me lëvizje akrobatike.

Pasi debutoi në Olimpiadë në Tokio 2020, sporti i karatesë nuk do jetë pjesë e Lojërave Verore 2024. Po ashtu, bejsbolli-softbolli po ashtu nuk janë përfshirë në Olimpiadën e Parisit, por të do të rikthehen në Lojërat e Los Anxhelosit më 2028.

Kur do të mbahet ceremonia hapëse e Olimpiadës dhe si do të duket?

Ceremonia hapëse e Olimpiadës në Paris do të nisë në orën 19:30 më 26 korrik. Në vend që kjo ceremoni të mbahet në një stadium, siç është mbajtur tradicionalisht, Franca ka planifikuar një paradë në lumin Sena, paradë e gjatë prej 6 kilometrash. Parada do të përfundojë te Kulla Ajfell.

Afër 300.000 spektatorë do ta shohin paradën nga brigjet e Senës, teksa ngjarja do të transmetohet në mbarë botën.

Cilat janë rreziqet e sigurisë dhe si mund të ndikojnë në ceremoninë hapëse?

Konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, por edhe kërcënimi nga ndonjë sulm, kanë bërë që Qeveria franceze të rrisë gatishmërinë e saj të sigurisë në nivelin e saj më të lartë gjatë këtij viti.

Afër 45.000 policë francezë dhe forca të sigurisë do të jenë të përfshira në ofrimin e sigurisë gjatë Lojërave në Paris, me ndihmën shtesë të mijëra zyrtarëve të huaj të sigurisë. Franca do të dislokojë 35.000 agjentë të sigurisë dhe ushtrisë për ceremoninë hapëse për shkak të kërcënimeve të sigurisë, përfshirë edhe nga sulmet e mundshme me dronë, deklaroi në maj ministri francez i Mbrojtjes, Gerald Darmanin.

Zyrtarë policorë në paris më 16 korrik 2024.

Franca ka përgatitur alternativa për mbajtjen e ceremonisë së Olimpiadës në Senë, nëse një gjë e tillë kërkohet për shkaqe sigurie, deklaroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në muajin prill.

Një opsion, tha Macron, do të ishte që të ceremonia të mbahej në sheshin Trocadero, që gjendet përballë Kullës Ajfell, dhe opsioni tjetër do të ishte që ajo të mbahej në stadiumin Stade de France. Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se Rusia mund të shënjestrojë Olimpiadën, duke i quajtur këto akuza si të pabaza.

A do të marrë pjesë Rusia në Olimpiadën e Parisit?

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik fillimisht rekomandoi që atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia t’iu ndalohej pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, por që atëherë ka ndryshuar vendimin, duke i lejuar që të garojnë si neutralë. Çdo atlet i kualifikuar po kalon nëpër një proces verifikimi, që po kryhet nga një panel prej tre anëtarësh, të emëruar nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, për t’u siguruar që të gjithë ata plotësojnë kriteret.

Në mesin e kritereve që kërkohen është që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të mos kenë mbështetur në mënyrë aktive luftën në Ukrainë dhe të mos jenë kontraktuar nga ushtria apo ndonjë agjenci e sigurisë.

Atletët nga Rusa dhe Bjellorusia nuk mund të marrin pjesë në gara ekipore, por lejohen të marrin pjesë si neutral: pa flamuj apo himne shtetërore. Ata po ashtu do të përjashtohen nga pjesëmarrja në paradën e hapjes.

Rusia i ka dënuar kufizimet, duke i cilësuar diskriminuese dhe ka akuzuar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik se është pjesë e një “konspiracioni” së bashku me Ukrainën. Komiteti Olimpik rus ka paguar kompensim për 245 atletë që nuk kanë përmbushur kriteret që u mundësojnë të marrin pjesë në garë, raporti agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
XS
SM
MD
LG