Fshatrat e rimarra të Ukrainës, dikur dhe tash
Dy vjet pasi forcat ruse u zmbrapsën nga rajoni i Kievit, fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, ka vizituar sërish të njëjtat vende që kishte fotografuar atëherë, për të parë se si duken përpjekjet e rindërtimit jashtë qyteteve më të mëdha të Ukrainës. (Përgatiti: Trim Haliti)
2022

2024

1
Fotografia e parë: Një ushtar ukrainas në Teterivske, një fshat në veriperëndim të Kievit, në marsin e 2022-tës.
Fotografia e dytë: E njëjta rrugë, në marsin e 2024-tës.
Të gjitha fotografitë e Teterivskes nga viti 2022 në këtë galeri janë shkrepur kur luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase po zhvilloheshin përreth fshatit, në marsin e atij viti.
Fotografitë e 2024-tës janë shkrepur në fund të marsit.

2
Fotografia e parë: Një gropë e madhe e shkaktuar nga një bombë ajrore, dhe një shtëpi e shkatërruar në Teterivske.
Fotografia e dytë: I njëjti vend, pasi rruga e fshatit u rishtrua, ndërsa shtëpia u rrënua.
Fotografia e dytë: I njëjti vend, pasi rruga e fshatit u rishtrua, ndërsa shtëpia u rrënua.
2022

2024

3
Fotografia e parë: Një gropë e madhe e shkaktuar nga një bombë ajrore në periferi të Teterivskes.
Fotografia e dytë: Ajo çfarë ka mbetur nga i njëjti vend. Mjetet shpërthyese në disa zona përreth Teterivskes ende nuk janë larguar nga xhenierët.
Fotografia e dytë: Ajo çfarë ka mbetur nga i njëjti vend. Mjetet shpërthyese në disa zona përreth Teterivskes ende nuk janë larguar nga xhenierët.
2022

2024

4
Fotografia e parë: Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase duke bërë përpjekje për ta bindur Valentynin, banor 82-vjeçar i Teterivskes, për t'u larguar nga shtëpia e tij, teksa artileria ruse nisi granatimin e fshatit.
Fotografia e dytë: Shtëpia e braktisur e Valentynit. Pas evakuimit nga Teterivske, i moshuari ka vdekur paqësisht, i rrethuar nga familjarë. Shtëpia e tij tani po rinovohet.
Fotografia e dytë: Shtëpia e braktisur e Valentynit. Pas evakuimit nga Teterivske, i moshuari ka vdekur paqësisht, i rrethuar nga familjarë. Shtëpia e tij tani po rinovohet.