Flukset e gazit rus përmes tubacionit Rrjedha Veriore 1 për në Gjermani do të mbeten të pezulluara përtej të shtunës pasi u zbulua një rrjedhje nafte, tha kompania shtetërore Gazprom.
Gazprom tha se rrjedhja u gjet në stacionin e kompresorit Portovaya dhe se deri në zgjidhjen e këtij problem furnizimet do të mbeten të pezulluara.
Sipas kompanisë, rrjedhja u zbulua gjatë punimeve të mirëmbajtjes në stacion të kryera së bashku me ekspertë të Siemens Energy.
Gazprom kishte njoftuar më 19 gusht se do të ndalonte rrjedhën ndërmjet të mërkurës, 31 gusht dhe të premtes, 2 shtatorit, për shkak të mirëmbajtjes rutinë.
Duke filluar nga qershori, Gazprom filloi të shkurtojë furnizimet e gazit natyror në tubacion.
Përpara se flukset të ndaleshin tërësisht, ato ishin në rreth 20 për qind të kapacitetit.
Pas njoftimit të Gazpromit, një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë tha se Gjermania është më e përgatitur se më herët për ndalimin e gazit rus.
"Ne nuk kemi asnjë koment të veçantë për të bërë (për njoftimin e Gazprom), por ne kemi parë mungesën e besueshmërisë së Rusisë në javët e kaluara dhe kështu kemi vazhduar të marrim masa për të forcuar pavarësinë tonë nga importet ruse të energjisë," tha zëdhënësi në një deklaratë.
"Këto janë kohë të vështira, por ne do të shtojmë përgatitjet tona. Duhen përpjekje të mëtejshme të mëdha, por ne jemi në rrugën e duhur për t'u marrë me situatën", tha ai.
Zyrtarët gjermanë kanë pohuar vazhdimisht se frenimi i furnizimeve është një përpjekje e Moskës për të ndëshkuar Berlinin për qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Gjermania është shumë më e përgatitur për ndërprerjet e furnizimit me gaz se sa ishte në të kaluarën, tha një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë pasi Gazprom njoftoi se dërgesat përmes gazsjellësit Nord Stream do të ndaleshin për një kohë të pacaktuar. "Ne nuk kemi asnjë koment të veçantë për të bërë (për njoftimin e Gazprom), por ne kemi parë mungesën e besueshmërisë së Rusisë në javët e kaluara dhe kështu kemi vazhduar të marrim masa për të forcuar pavarësinë tonë nga importet ruse të energjisë," tha zëdhënësi në një deklaratë. “Ne jemi shumë më të përgatitur se disa muaj më parë”, shtoi zëdhënësi. "Këto janë kohë të vështira, por ne do të shtojmë përgatitjet tona. Duhen përpjekje të mëtejshme të mëdha, por ne jemi në rrugën e duhur për t'u marrë me situatën."
Drejt territ: Gjermanët përgatiten për dimër pa gaz rus
Edhe në Berlin, vendet historike të qytetit qëndrojnë kryesisht të pandriçuara pas perëndimit të diellit.
Masat e kursimit të energjisë janë pjesë e një përpjekjeje të Gjermanisë për të reduktuar konsumin e saj të energjisë dhe grumbullimin e gazit teksa furnizimet nga Rusia bëhen gjithnjë e më të pasigurta.
Gjermania mbështetet shumë te Rusia për nevojat e saj energjetike. Para pushtimit të Ukrainës nga Kremlini më 24 shkurt, 55 për qind të gazit Gjermania e blinte nga Rusia.
Kremlini duket se po përdor gazin si levë për të bërë presion ndaj Gjermanisë, e cila e mbështetë Ukrainën. Prurjet e gazit rus përmes gazsjellësit Nord Stream 1, u ulën në më pak se 20 për qind të kapacitetit në korrik, pasi Gazpromi rus tha se do të bëheshin "riparimet e pajisjeve".
Më 24 gusht, Gjermania miratoi masa drastike për të ulur përdorimin e energjisë, duke përfshirë kufizimin e ngrohjes në 19 gradë celsius (66 gradë Fahrenheit) brenda ndërtesave publike dhe fikjen e ndriçimit estetik në monumente. Gjithashtu, po shqyrtohet edhe ndalimi i pishinave të ngrohta private.
Nga shtatori, rrjeti hekurudhor i Gjermanisë do t'u japë përparësi trenave që transportojnë qymyr dhe naftë, që do të thotë se trenat e pasagjerëve do të duhet të presin ndërsa vagonët e karburantit kalojnë.
Industria e qymyrit në Gjermani aktualisht ka shënuar rritje të shitjeve, ndërsa konsumatorët përgatiten për dimër dhe faturat e gazit për familjet po rriten.
Në gusht, kreu i Engelke Energie i tha AFP-së se këtë vit klientët e rinj kishin arritur masivisht duke shtuar kërkesat për qymyr dhe produkte druri. Ai tha se i kishte shtyrë pushimet e tij për të vazhduar me përmbushjen kërkesave të klientëve. “Ata që ngrohen me gaz, por që ende kanë një stufë [me qymyr] në shtëpi, tani të gjithë duan të kenë qymyr”, tha ai.
Disa kanë shprehur frikë nga trazirat eventuale masive në Gjermani pasi dimri po afron dhe energjia vazhdon të jetë e kufizuar dhe më e shtrenjtë. Kancelari Olaf Scholz kohët e fundit e përshkroi rritjen e kostove të energjisë si një "fuçi baruti për shoqërinë".
Gjermania është duke ndërtuar dy terminale gazi që do të thjeshtojnë importet nga vendet e tjera, ndërsa po përpiqet të sigurojë me kohë furnizime të mjaftueshme për dimër. Berlini synon të mbushë rezervat e gazit në 95 për qind deri në nëntor.