Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse

Seanca gjyqësore mbi fluturimin MH17 të Malaysia Airlines në gjykatën e sigurisë së lartë në aeroportin Shiphol, afër Amsterdamit, më 17 nëntor.
Avioni civil i linjës malajziane MH17 u rrëzua nga një raketë e tipit Buk e lëshuar nga Pervomaisku, një lokalitet në rajonin e Luhanskut. Në kohën e rrëzimit territori ndodhej nën kontrollin e militantëve separatistë pro-rusë.
Kjo është pjesa e parë e vendimit përfundimtar për rrëzimin e avionit malajzian më 14 korrik 2014, lëshuar nga gjykata holandeze e ngritur pranë aeroportit Shiphol të Amsterdamit.
“Fragmentet e raketës Buk të gjetura në trupat e viktimave janë provë e pakundërshtueshme se ishte pikërisht kjo raketë që shkaktoi rrëzimin e fluturimit”, shpjegoi gjykata.
Mbi këtë ngjarje gjykata holandeze shpalli fajtorë të enjten tre persona dhe liroi një të katërt. Rusët Igor Girkin dhe Sergei Dubinsky dhe ukrainasi Leonid Kharchenko u shpallën fajtorë për vrasje dhe shkaktimin e qëllimshëm të rrëzimit të një avioni, ndërsa rusi Oleg Pulatov u shpall i pafajshëm.
Tetë vjet më parë, fluturimi MH17 i Malaysia Airlines u rrëzua derisa fluturonte mbi Ukrainën lindore.
Boeing 777 po transportonte 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ata udhëtonin nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik 2014.
Aeroplani u godit nga një raketë ruse tokë-ajër dhe vrau të gjithë personat në bord.
Në qershor 2019, katër persona - tre rusë dhe një ukrainas - u akuzuan për vrasje dhe shkatërrim të një avioni civil.
Gjyqi për vrasjen e tyre filloi në mars 2020 në Holandë dhe të enjten, më 17 nëntor u lexua vendimi për personat e akuzuar për përfshirje në rrëzimin e MH17.
Në mars të këtij viti, Australia dhe Holanda nisën procedurat ligjore në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil kundër Rusisë për rolin e saj në rrëzimin e fluturimit MH17.
Rikrijimi i avionit malajzias analizohet para gjyqit për vrasje
1/9Avokatët analizojnë skeletin e rikrijuar të avionit të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, në bazën ajrore Gilze-Rijen, në Holandë, më 26 maj 2021.
Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/9Gjyqtarët do të udhëheqin gjykimin e shtetasve rusë, Oleg Pulatov, Igor Girkin dhe Sergei Dubinsky, si dhe të ukrainasit Leonid Kharchenko. Që të katërtit do të gjykohen në mungesë, për 298 pika të aktakuzës për vrasje. Vetëm Pulatov ka angazhuar një ekip mbrojtës. Qeveria holandeze ka thënë se avioni është rrëzuar nga separatistët, me një raketahedhës rus Buk. Rusia mohon të ketë gisht në këtë incident.
Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/9Gjyqtari kryesues, Hendrik Steenhuis (në foto), u ka thënë gazetarëve se “po e realizojmë këtë vizitë te avioni i rindërtuar i MH17, si pjesë e procesit zyrtar penal, i cili do të jetë mjaft i ngarkuar emocionalisht për të afërmit e viktimave”
Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/9Analizimi i mbetjeve të avionit është transmetuar drejtpërdrejt për familjarët e pasagjerëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit që humbën jetën.
Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/9Një pamje e hundës së avionit të rrëzuar, me dëme të dukshme të shkaktuara nga predha në xhamin e kabinës së pilotëve.
Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/9Një pamje brenda kabinës së pilotëve, në një fotografi të shkrepur më 2015, kur avioni i rikrijuar ishte ekspozuar për herë të parë.
Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/9Këto mbetje të avionit të rrëzuar, që janë përdorur për ta rikrijuar atë, janë mbledhur pas një kërkimi intensiv nëpër një zonë aktive lufte, në një pjesë të Ukrainës që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia
Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/9Një fotografi e nëntorit të vitit 2014, e cila shfaq një burrë duke bartur një pjesë të avionit, nga vendi i rrëzimit të tij, brenda territorit ukrainas nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia. Inspektorët holandezë kanë angazhuar shërbimet emergjente të një grupi separatist, që e quan veten Republika Popullore e Donetskut, për të mbledhur pjesët, pasi kanë vlerësuar se zona ishte shumë e rrezikshme për stafin e tyre.
Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/9Seancat dëgjimore të gjykimit për vrasje kanë filluar në marsin e vitit 2020, por janë zgjatur për shkak të çështjeve procedurale. Prokurorët pritet t’i bëjnë deklaratat e tyre hapëse rreth rastit më 7 qershor.
Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Vendet thonë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse sipas nenit 3 të Konventës së Çikagos, i cili dekreton se shtetet "duhet të përmbahen nga përdorimi i armëve kundër avionëve civilë në fluturim".
Ka disa procese të tjera ligjore në vazhdim që janë iniciuar nga shtete ose individë brenda Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.