Ndërlidhjet

Gjykata Ndërkombëtare Penale shpreh shqetësim për pushtimin rus

Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka shprehur të premten shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë dhe ka thënë se Gjykata mund të hetojë krime të mundshme të luftës në këtë shtet.

“U rikujtoj të gjitha palëve që po kryejnë armiqësi në territorin e Ukrainës se zyra ime mund të ushtrojë juridiksionin e saj dhe të hetojë për ndonjë akt të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës të kryera brenda Ukrainës”, ka thënë Khan përmes një deklarate.

“Është e domosdoshme që të gjitha palët në konflikt të respektojnë obligimet e tyre sipas ligjit humanitar ndërkombëtar”, ka thënë Khan, duke shtuar se zyra e tij do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër situatën në Ukrainë.

Pamjet e luftës në Ukrainë kujtojnë ankthin e luftës në Kosovë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:17 0:00

Në dhjetor të vitit 2020, Zyra e Prokurorit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale pati njoftuar se ka arsye për të besuar se në konfliktin në lindje të Ukrainës janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ekzaminimi paraprak është kryer, mirëpo ende nuk ka kërkesë zyrtare para gjyqtarëve për të nisur hetimet e plota.

Gjyqtarët duhet të arrijnë pajtueshmëri para se të nisin hetimet.

Rusia nuk është anëtare e kësaj Gjykate dhe ka kundërshtuar këtë rast.

Megjithatë, Gjykata mund të hetojë supozimet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në territorin e Ukrainës, pavarësisht kombësisë së atyre që supozohet se kanë kryer sulmet.

Banorët strehohen në metronë e Kievit

Civilët duke u strehuar në metronë e Kievit. Kryeqyteti ukrainas ka disa prej stacioneve më të thella të metrosë në botë, teksa njëra prej tyre është mbi 100 metra nën tokë.

1/11 Civilët duke u strehuar në metronë e Kievit. Kryeqyteti ukrainas ka disa prej stacioneve më të thella të metrosë në botë, teksa njëra prej tyre është mbi 100 metra nën tokë.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Një grua me fëmijën e saj strehohet nga granatimet në stacionin e një metroje në Kiev më 24 shkurt. Fëmija e saj mban në duar flamurin kombëtar të Ukrainës.

2/11 Një grua me fëmijën e saj strehohet nga granatimet në stacionin e një metroje në Kiev më 24 shkurt. Fëmija e saj mban në duar flamurin kombëtar të Ukrainës.
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Disa persona qëndrojnë në stacionin e një metroje në Kiev, nga frika e sulmeve ajrore ruse.

3/11 Disa persona qëndrojnë në stacionin e një metroje në Kiev, nga frika e sulmeve ajrore ruse.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Pas lëshimit të sirenave për sulme ajrore, shumë qytetarë u strehuan në stacionet e metrove në Kiev. Më 24 shkurt, Rusia nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës.

4/11 Pas lëshimit të sirenave për sulme ajrore, shumë qytetarë u strehuan në stacionet e metrove në Kiev. Më 24 shkurt, Rusia nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Disa vajza të strehuara në sistemin e metrosë së Kievit, teksa autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia po sulmon me artileri dhe përmes sulmeve ajrore.

5/11 Disa vajza të strehuara në sistemin e metrosë së Kievit, teksa autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia po sulmon me artileri dhe përmes sulmeve ajrore.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Stacionet e metrove më 24 shkurt u bën strehë për shumë banorë të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Pas nisjes së operacionit rus ndaj Ukrainës, autoritetet në Kiev shpallën gjendje lufte.

6/11 Stacionet e metrove më 24 shkurt u bën strehë për shumë banorë të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Pas nisjes së operacionit rus ndaj Ukrainës, autoritetet në Kiev shpallën gjendje lufte.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Disa nga civilët kanë marrë me vete çanta me gjësendet e tyre personale, teksa Rusia po e sulmon Ukrainën në shumë fronte.
7/11 Disa nga civilët kanë marrë me vete çanta me gjësendet e tyre personale, teksa Rusia po e sulmon Ukrainën në shumë fronte.
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Një çift së bashku me fëmijën e tyre janë strehuar në një stacion metroje në Kiev.
8/11 Një çift së bashku me fëmijën e tyre janë strehuar në një stacion metroje në Kiev.
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
9/11
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Banorët e Kievit, të strehuar në sistemin e metrosë, informohen për zhvillimet e fundit përmes telefonëve të tyre, teksa operacioni rus vazhdon.

10/11 Banorët e Kievit, të strehuar në sistemin e metrosë, informohen për zhvillimet e fundit përmes telefonëve të tyre, teksa operacioni rus vazhdon.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Kjo grua qan teksa shikon telefonin e saj. Operacioni ushtarak rus nisi në orët e para të 24 shkurtit, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ky ishte një operacion për "çmilitarizimin" e Ukrainës.
11/11 Kjo grua qan teksa shikon telefonin e saj. Operacioni ushtarak rus nisi në orët e para të 24 shkurtit, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ky ishte një operacion për "çmilitarizimin" e Ukrainës.
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Previous slide
Next slide

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG