Të akuzuarit deklarohen për aktakuzën
Tani gjykatësi po i pyet me radhë të akuzuarit - që më herët janë deklaruar të pafajshëm - të tregojnë nëse e kuptojnë aktakuzën dhe nëse janë fajtorë ose jo.
Ata u deklaruan sërish të pafajshëm.
Më pas gjykatësi i informoi ata për të drejtat e tyre para gjykatës, që përfshin të drejtën e tyre për t'u mos deklaruar, të mos detyrohen të pranojnë fajësinë apo të japin dëshmi, të mos inkriminojnë veten apo anëtarët e familjes, të kenë avokat, të gjykohen në një kohë të arsyeshme etj.
ZPS po lexon edhe pikat e aktakuzës për Smakajn dhe të akuzuarit e tjerë
Gjatë seancës, Smakaj, tha Prokuroria, tha se mban përgjegjësi për veprën penale të tentimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Për të njëjtat akuza akuzohen edhe Kilaj, Fazliu, ndërkaq Kuçi akuzohet për dy pika të veprës penale për mosbindje ndaj gjykatës.
Të gjithë të akuzuarit janë në gjykatore.
ZPS nis të lexojë pikat e akuzave për Thaçin
Prokurori i specializuar ka nisur të lexojë pikat e akuzës që rëndojnë ndaj Thaçit. Ai akuzohet për tri vepra penale kundër rendit publik dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.
Prokurori tha se Thaçi mban përgjegjësi për tentim të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Thaçi është deklaruar i pafajshëm.
Gjykatësi shpalos rastin
Gjykatësi i vetëm në këtë Christopher Gosnell, pasi kërkoi nga të gjitha ekipet të prezantoheshin, nisi të shpalos lëndën, duke treguar se aktakuza ishte njoftuar më më 29 nëntor 2024 dhe më 16 prill 2025 ishte konfirmuar, me një shtesë të përgjegjësisë penale për Thaçin.
Ai kërkoi nga ZPS të lexojë një përmbledhje të aktakuzës.