Ndërlidhjet

Katër shqiptarë në mesin e viktimave të aksidentit me trena në Greqi

Aksidenti me trena në Larisa të Greqisë më 1 mars 2023.

Katër prej viktimave të aksidentit mes dy trenave që ndodhi më 1 mars në Greqi janë shqiptarë.

Kjo u bë e ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, pas komunikimit me autoritetet greke.

“Në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare. Ata janë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato”, ka deklaruar Ministria e Jashtme.

Gjithashtu, autoritetet shqiptare bënë të ditur se po presin rezultatet e ADN-së edhe për një shtetas tjetër shqiptar që është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij dhe policia greke.

Nga përplasja e dy trenave kanë vdekur të paktën 57 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë. Në mesin e të lënduarve janë edhe tetë shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ata po marrin trajtim të specializuar mjekësor në spitalin e Larisës në Greqi.

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e diel, më 5 mars. Për të nderuar viktimat e këtij aksidenti tragjik, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në Shqipëri, flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Përplasje vdekjeprurëse e trenave në Greqi

Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 36 persona.
1/11 Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 36 persona.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
 Sipas raportimeve, edhe të paktën 85 persona të tjerë janë plagosur.
2/11  Sipas raportimeve, edhe të paktën 85 persona të tjerë janë plagosur.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet e shpëtimit shihen duke punuar gjatë natës në vendin e aksidentimit të dy trenave.
3/11 Ekipet e shpëtimit shihen duke punuar gjatë natës në vendin e aksidentimit të dy trenave.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Aksidenti mes dy trenave ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës.
4/11 Aksidenti mes dy trenave ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vinç, ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimtarët duke punuar në vendin e ngjarjes. 
5/11 Një vinç, ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimtarët duke punuar në vendin e ngjarjes. 
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vagonët e shkatërruar shihen jashtë shinave pas përplasjes së trenave në Luginën e Tempit pranë Larisës, Greqi më 1 mars 2023. 
6/11 Vagonët e shkatërruar shihen jashtë shinave pas përplasjes së trenave në Luginën e Tempit pranë Larisës, Greqi më 1 mars 2023. 
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior, Selanik.
7/11 Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior, Selanik.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një mjek duke trajtuar një udhëtare.
8/11 Një mjek duke trajtuar një udhëtare.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.
9/11 Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se situata ka qenë tepër e rëndë. 
10/11 Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se situata ka qenë tepër e rëndë. 
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë një udhëtar Stergios Minenis, i cili ka arritur të dalë nga treni.
11/11 “Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë një udhëtar Stergios Minenis, i cili ka arritur të dalë nga treni.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Në Greqi po vijojnë ende operacionet e shpëtimit dhe pritet identifikimi edhe i një personi tjetër.

Ky aksident, që Qeveria ia ka lënë fajin gabimit njerëzor, nxitur zemërim dhe protesta në Greqi. Ministri grek i Transportit dha dorëheqjen pas përplasjes së trenave ndërsa në vend është hapur një debat i madh mbi sigurinë në transportin hekurudhor.

XS
SM
MD
LG