Korrespondente e Radios Evropa e Lirë në Tiranë.
Kë duan të rinjtë protestues në vend të Edi Ramës? A kanë një emër apo kërkojnë një mënyrë tjetër qeverisjeje? Dhe si e shohin rolin e një qeverie teknike dhe të reformës zgjedhore në ndryshimin që presin?
Pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia ndaj pjesëmarrësve në protestat kundër Qeverisë në Tiranë kanë nxitur reagime nga organizatat e shoqërisë civile dhe ato për mbrojtjen e gazetarëve.
“Nuk kemi rrugë tjetër”, thonë studentët në Tiranë. Në krah të tyre protestojnë edhe profesorë e pensionistë. Kostot e larta të jetesës, mungesa e mundësive dhe pakënaqësia me qeverisjen i bashkojnë në shesh. Çfarë kërkojnë dhe pse thonë se do të vazhdojnë protestën?
Pakënaqësitë që nxorën studentët në rrugë lidhen me kushtet në universitete, koston e studimeve, mungesën e mbështetjes financiare dhe vështirësitë për të gjetur punë pas diplomimit. Por, protesta e 13 tetorit kishte edhe një kërkesë politike: largimin e Qeverisë Rama.
Shqipëria dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha, përfshirë sigurinë, teknologjinë, ekonominë dhe shëndetësinë.
Disa institucione në Shqipëri kanë marrë mesazhe kërcënuese në adresat e tyre elektronike, ku pretendohet se në ambientet e tyre janë vendosur lëndë shpërthyese.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi më 30 shtator që Shqipëria të përqendrohet te zbatimi i reformave, nga drejtësia te mbrojtja e mjedisit, duke ruajtur njëkohësisht dialog të fortë me shoqërinë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë u bëri thirrje të hënën institucioneve që të respektojnë hetimet e pavarura të drejtësisë, pas vendimit për arrest shtëpiak ndaj ish-drejtoreshës së shërbimit inteligjent, Vlora Hyseni, nën dyshimet për zbulim të sekreteve shtetërore.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi “masë ekstreme” arrestin shtëpiak për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni
Një shtetas ukrainas, i shpallur në kërkim nga Kievi për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar në aeroportin e Rinasit në Shqipëri, thanë autoritetet shqiptare.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, mori zyrtarisht detyrën më 26 shtator, pasi paraqiti letrat kredenciale paraditen e së shtunës presidentit shqiptar, Bajram Begaj.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gazë.
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Shqipëri, Vlora Hyseni, ka hyrë në gjykatë, ku pritet të dalë para trupit gjykues si e dyshuar për veprat penale “zbulimi i të dhënave sekrete” dhe “përkrahja e autorit të krimit”.
Ish-drejtoresha e SHISH në Shqipëri, Vlora Hyseni, do të dalë para gjykatës të enjten si e dyshuar për vepra si, zbulimi i të dhënave sekrete dhe “përkrahja e autorit të krimit”, që sipas ekspertëve të sigurisë, ngrenë pikëpyetje për sigurinë institucionale dhe kombëtare të vendit.
Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka kërkuar që drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, të pezullohet nga detyra dhe të vendoset në arrest shtëpiak, në kuadër të një hetimi për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Shqipëria është bërë vendi i 73-të që u bashkohet Marrëveshjeve Artemis, një nismë e udhëhequr nga NASA dhe Departamenti amerikan i Shtetit për bashkëpunimin ndërkombëtar në eksplorimin paqësor dhe të përgjegjshëm të hapësirës.
Gazetari dhe aktivisti shqiptar Osman Stafa është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook.
Në njëzet shkolla në Shqipëri, kamerat nuk regjistrojnë më vetëm atë që ndodh. Një sistem i inteligjencës artificiale (IA) analizon pamjet dhe mund të sinjalizojë automatikisht te strukturat përgjegjëse sjellje të programuara paraprakisht si të dyshimta ose potencialisht të rrezikshme.
Zhvilluesi amerikan i projekteve të LNG-së, Argent LNG, njoftoi të mërkurën se e ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar ndërtimin e një terminali në tokë për ruajtjen dhe rigazifikimin e LNG-së, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit.
Prokuroria e Posaçme në Shqipëri e ka goditur një grup të dyshuar për mashtrimin e mijëra shtetasve gjermanë dhe qytetarëve të tjerë evropianë përmes investimeve fiktive online.
Shfaq më shumë