Greqia në gjendje gatishmërie për të parandaluar një krizë të re migrantësh

Një kamp migrantësh në Lesbos të Greqisë. 14 shtator 2020.
Forcat kufitare në Greqi janë në gjendje gatishmërie me qëllim që të parandalohet një krizë migrantësh, siç ndodhi më 2015, tha Qeveria greke të enjten.
Këto deklarata të zëdhënësit të Qeverisë së Greqisë vijnë teksa pushtetin në Afganistan e kanë marrë talibanët.
Greqia ishte në vijën e parë të krizës me migrantë në Evropë më 2015, kur pothuajse një milion persona, që ikën nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan, arritën në ishujt grekë.
Vazhdon eksodi i afganëve
1/15Një çift përqafohet pasi vala e parë e të larguarve nga Kabuli arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit në Gjermani më 18 gusht.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
2/15Një familje afgane është në mesin e personave të parë që arritën nga Kabuli në Frankfurt më 18 gusht.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
3/15Të larguarit nga Afganistani arrijnë në Tashkent të Uzbekistanit më 17 gusht.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
4/15Qytetarët nga Afganistani arrijnë në Tashkent me avionin ushtarak gjerman të tipit Airbus A400.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
5/15Afganët arrijnë në Tashkent. Ata u transportuan me një avion ushtarak të Gjermanisë.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
6/15Personat e evakuuar nga Afganistani më 17 gusht arritën në Aeroportin Charles de Gaulle të Parisit.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
7/15Qindra afganë vazhdojnë të presin evakuimin nga aeroporti i Kabulit. 18 gusht 2021.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
8/15Qytetarët britanikë dhe ata me shtetësi të dyfishtë hipin në bordin e një avioni ushtarak teksa evakuohen nga aeroporti i Kabulit.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
9/15Shtetasit e Indisë largohen me një avion ushtarak të Indisë nga aeroporti i Kabulit më 17 gusht.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
10/15Disa persona evakuohen nga Kabuli më 18 gusht përmes avionit të ushtrisë së Australisë.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
11/15Qytetarët e Nepalit arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu më 17 gusht, pasi u evakuuan nga Kabuli.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
12/15Një qytetar shihet në dritaret e një avioni që barte shtetas britanikë dhe afganë, teksa avioni arrin në bazën ajrore RAF Brize Norton të Anglisë më 17 gusht.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
13/15Qytetarët e evakuuar nga Afganistani arrijnë më 17 gusht në bazën britanike ushtarake RAF Brize Norton.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
14/15Këta burra përqafohen pasi arrijnë nga Kabuli në Romë të Italisë më 16 gusht.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
15/15Një djalë afgan merr një qese me ushqim nga një punëtore e Kryqit të Kuq, pasi ai arrin më 16 gusht në aeroportin Fiumicino të Romës.
Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
Previous slide
Next slide
Për dallim nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, Greqia është e shqetësuar se zhvillimet e fundit në Afganistan mund të nxisin një krizë të re të migrantëve, në përmasa të njëjta sikurse në vitin 2015, dhe po kërkon që BE-ja të dalë me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.
“Të gjitha forcat në kufij janë në gjendje gatishmërie. Ne nuk do të lejojmë që të përsëriten skenat e vitit 2015”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Yannis Economou gjatë një konference për media.
Ministria e Jashtme greke po koordinon veprimet për të sjellë në Greqi tetë shtetas afganë, që kanë bashkëpunuar me forcat greke, shtoi ai.
“Ne nuk do të ndalemi derisa t’i sjellim ata në Greqi”, tha Economuo.
Më 15 gusht, kryeqyteti afgan, Kabul ra në duart e talibanëve, teksa presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga vendi.
Mijëra afganë po tentojnë të largohen nga vendi nga frika e talibanëve.