Mitsotakis kërkon përshpejtimin e rasteve gjyqësore për aksidentin me trena

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrje Gjykatës Supreme të shtetit që të përshpejtojë hetimet lidhur me aksidentin vdekjeprurës mes dy trenave, që la të vdekur të paktën 57 persona dhe nxiti protesta në mbarë vendin.
“Populli grek kërkon një sqarim të menjëhershëm lidhur me incidentet kriminale të lidhura me këtë aksident tragjik”, shkroi Mitsotakis në letrën dërguar gjykatës.
“Ju kërkoj që t’i jepni prioritet këtyre rasteve, dhe nëse është e duhur, të kryeni hetimet më të thella për të kuptuar se çfarë ndodhi” dhe nëse “ka pasur gabime në sistemin e sektorit të hekurudhave” që mund të përbëjnë vepra penale, tha ai.
Në mesin e viktimave të aksidentit me trena në Larisa të Greqisë, janë konfirmuar edhe katër shtetas shqiptarë ose me origjinë shqiptare.
Me Qeverisë greke që po kërkon të rizgjidhet në zgjedhjet e prillit, ky vendim i Mitsotakis po shihet i domosdoshëm që të ulë zemërimin e publikut, pasi hetime të tilla në Greqi mund të marrin disa vite kohë.
Përplasja e trenave të pasagjerëve ndodhi në Greqi të martën e kaluar dhe në bordin e tyre ishin mbi 350 pasagjerë, shumica prej të cilëve studentë.
Ky aksident nxiti protesta masive në disa pjesë të shtetit dhe protestuesit u përleshën me policinë. Më 5 mars, në Athinë mbi 12.000 persona protestuan.
Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë teknike Greqisë për modernizimin e hekurudhave.
Përplasje vdekjeprurëse e trenave në Greqi
1/11Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 36 persona.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/11 Sipas raportimeve, edhe të paktën 85 persona të tjerë janë plagosur.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/11Ekipet e shpëtimit shihen duke punuar gjatë natës në vendin e aksidentimit të dy trenave.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/11Aksidenti mes dy trenave ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/11Një vinç, ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimtarët duke punuar në vendin e ngjarjes.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/11Vagonët e shkatërruar shihen jashtë shinave pas përplasjes së trenave në Luginën e Tempit pranë Larisës, Greqi më 1 mars 2023.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/11Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior, Selanik.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/11Një mjek duke trajtuar një udhëtare.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/11Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/11Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se situata ka qenë tepër e rëndë.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/11“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë një udhëtar Stergios Minenis, i cili ka arritur të dalë nga treni.
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Autoritetet greke fillimisht ia lanë fajin “gabimit njerëzor” për këtë aksident, përkatësisht fajësuan shefin e stacionit që ishte në ndërrim në kohën e përplasjes së trenave.
Por, sindikatat e punëtorëve të hekurudhave kanë thënë se vazhdimisht kanë paralajmëruar operatorin e trenave, Hellenic Train, lidhur me problemet e sigurisë dhe kanë fajësuar Qeverinë se nuk ka keqmenaxhuar rrjetin e hekurudhave nuk ka ndërmarrë reforma për të ofruar më shumë siguri, gjë që sipas tyre ka çuar në aksidentin fatal.