Ndërlidhjet

Greva si mjet për rritje të pagave


Greva në sistemin e arsimit në Kosovë.
Greva në sistemin e arsimit në Kosovë.

Mësimdhënësit në të gjitha nivelet publike të arsimit, po përdorin grevën si mjet për t’i bërë trysni Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë Ligjin për pagat, duke rritur koeficientin, që rrjedhimisht nënkupton rritje të pagave.

Greva e punonjësve të arsimit në Kosovë ka filluara nga e dita e hënë, më 14 janar, kur pritej të niste gjysmëvjetori i dytë në institucionet para universitare, pas pushimit dimëror.

Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) edhe pas shumë takime të zhvilluara gjatë javës, nuk arritën ndonjë marrëveshje për ndërprerjen e grevës në arsim.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj tha për Radion Evropa e Lirë se pa realizimin e kërkesave, greva e mësimdhënësve nuk do të ndërpritet.

Ai thotë se Projektligji për pagat është diskriminues për të punësuarit në arsim, ku nga 11 koeficientet e mundshëm, arsimi është vendosur në koeficientin e parafundit.

Kërkesa e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe Këshillit grevist, tha Jasharaj, është ngritja e koeficienti për punonjësit e arsimit së paku 30 për qind.

“SBASHK-u e ka dëshmuar që gjithmonë është angazhuar për dialogun dhe ne nuk e kemi dëshiruar grevën, por nuk kemi pasur zgjidhje tjetër. Ne jemi të gatshëm të takohemi me institucionet dhe uroj që takimet të jenë të frytshme. Përndryshe, me premtime dhe deklarata se do të bëhen zgjidhje nuk do të bazohemi më dhe ne kërkojmë realizimin e kërkesës sonë legjitime, e që është rritja e koeficienti 30 për qind për të gjithë punonjësit e arsimit”, thotë Jasharaj.

Numri i punonjës në arsim, përfshirë këtu mësimdhënësit dhe punonjësit për të cilët kërkohet rritja e koeficienti të pagës në 30 për qind është rreth 27 mijë. Paga mesatare e mësimdhënësve të arsimit fillor dhe të mesëm është nga 420 deri në 440 euro. Derisa, paga e mësimdhënësve në universitete është mbi 1000 euro.

Derisa, numri i nxënësve në institucionet e arsimit para-universitar është rreth 370 mijë është, kurse 110 mijë është numri i përgjithshëm i studentëve.

*Hashtag: A e përkrahni grevën e institucioneve arsimore?

A e përkrahni grevën e institucioneve arsimore?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Shyqiri Bytyqi thotë se në lidhje me këtë grevë se është dashur të shqyrtohet gjendja reale dhe jo vetëm dëshira dhe vullneti i mësimdhënësve për rritje pagash.

“Ne kemi kërkuar nga SBASHK-u që të jemi në bashkërenditje të veprimeve, por të mos dëmtohet procesi arsimor dhe nxënësit, sepse gjitha të tjerat kanë një zgjidhje dhe mund të riparohen. Mirëpo çdo ditë humbje mësimi është e pariparueshme”, tha Bytyqi.

Ai thotë se do të gjendet zgjidhje, por kërkoi ndërprerjen e grevës në mënyrë që të mos dëmtohet procesi mësimor.

Greva në arsim nuk është përkrahur nga Këshilli i Prindërve të Kosovës. Ymret Reshitaj, kryetar i këtij këshilli, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se përkrahin kërkesat e mësimdhënëseve, por që zgjidhja mund të kërkohet për mes dialogut dhe jo grevave.

“Ne i përkrahim kërkesën e drejtë të mësimdhënëse për rritje të koeficientit të pagave, por nuk e përkrahim greva si mjet të fundit të reagimit sindikal. Çelësin e zgjidhjes nuk e ka Këshilli i Prindërve dhe nxënësit, por çelësin e zgjidhjes e ka Qeveria në bashkëpunimin me Sindikatën e Arsimit”, thotë Reshitaj.

*Video: Grevë në institucionet arsimore

Grevë në institucionet arsimore
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:42 0:00

Qëndrim kundër grevës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka shprehur Grupit Monitorues i Fëmijëve ‘Respect Our Right-ROR’.

Ata përmes një komunikate për media thonë se nxënësit janë pala me e dëmtuar në këtë situatë, gjë që s’do të duhej të lejohej nga kjo sindikatë.

Më kritikë për grevën në arsim janë shprehur ekspertët e arsimit. Halim Hyseni nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, thotë për Radion Evropa e Lirë se greva si formë ka pasoja të mëdha mësimnxënie.

“Është një vendim jo i menduar mirë me pasoja të pariparueshme për cilësinë e edukimit dhe arsimimit. Nëse kjo vazhdon, siç thonë sindikalistët, ky vit shkollor duhet shpallet joekzistues. Duhet të gjithë nxënësit të përsërisin klasën dhe do të kemi kolaps për vitin e ardhshëm shkollor”, thotë Hyseni.

Në përkrahje të grevës mësimdhënësve të Kosovës ka dal Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë. Kryetari i kësaj sindikate, Nevruz Kaptelli pas një takimi që ka zhvilluar me mësimdhënësit grevistë në Kosovë, është shprehur se mësimdhënësit duhet të jenë të vendosur dhe të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Ne duam të ju inkurajojmë dhe të ju themi që mos u tërhiqni për asnjë moment nga të drejtat tuja deri në plotësimin e tyre. Qeveritë kanë punën e tyre, ata asnjëherë nuk kanë marrë seriozisht të drejtat dhe dinjitetin e mësimdhënësve. Është një fenomen i njëjtë që ndodh këtu në Kosovë dhe në Shqipëri”, deklaroi Kaptelli.

Ndryshe, Projektligji për pagat përmes së cilit kërkohet rritja e koeficientit të pagës në 30 për qind për mësimdhënësit është duke u shqyrtuar në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në Kuvendin e Kosovës dhe me procedurë të shpejtë pritet të kalojë për miratim në njërën nga seancat e para të Kuvendit.

XS
SM
MD
LG