Ukraina thotë se grumbullimi i trupave ruse po vazhdon

Ministri i Jashtëm rus, Dmytro Kuleba. Fotografi nga arkivi.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grumbullimi i trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, po rritet çdo ditë, teksa shqetësimet janë rritur se ky grumbullim ushtarak është përgatitje për një pushtim të Ukrainës nga Rusia.
Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa në kufi me Ukrainën dhe sipas inteligjencës perëndimore, ka mbajtur një sërë stërvitjesh ushtarake në këtë zonë. Javën e kaluar, inteligjenca ukrainase tha se numri i trupave të grumbulluar ishte 127,000.
Kuleba, që foli gjatë një konference për media në Kopenhagë më 27 janar, tha se nëse Rusia – që më 2014 ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë – vendos që të sulmojë, Kievi kësaj radhe do të “kundërpërgjigjet”.
Komentet e Kulebës vijnë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesën e Moskës që NATO të ndalojë anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancë ushtarake, dhe ofroi “një rrugë serioze diplomatike” për zgjidhjen e krizës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër Rusisë lidhur me kërkesat e sigurisë dhe ka argumentuar se Perëndimi është i përkushtuar që të ndjekë politikën e “dyerve të hapura” për shtetet që duan të anëtarësohen në NATO.
Rusia ka thënë se do ta analizojë përgjigjen e SHBA-së, që u dorëzua në koordinim me NATO-n.
Ndërkaq, përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës vazhduan edhe në Paris, ku këshilltarët e liderëve të Rusisë, Ukrainës Francës dhe Gjermanisë u takuan. Përmes një deklarate më 27 janar, ata thanë se zotohen për respektimin e një marrëveshjeje armëpushimi të arritur më parë që ka për qëllim t’i japë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.
Grumbullim ushtarak: Zbulohen autoblindat ruse afër Ukrainës
1/9Një fotografi satelitore shfaq automjetet ushtarake ruse, të mbuluara nga bora, duke qëndruar në një fushë në Jelnja, Rusi, më 19 janar 2022. Jelnja ndodhet në rajonin veriperëndimor rus të Smolensk Oblastit, rreth 120 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, dhe 260 kilometra larg Ukrainës.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/9Automjete të blinduara ruse në Klimovë, më 19 janar. Magazina ushtarake e Klimovës ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/9Tenda dhe baraka për trupat ruse në Jelnja, më 19 janar. Në ditën kur u realizua kjo fotografi, presidenti amerikan, Joe Biden, nxiti shumë kritika, pasi u duk se përcaktoi dallimin mes një "inkursioni të vogël" të mundshëm të forcave ruse në Ukrainë, dhe një pushtimi të plotë.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/9Tanke dhe pajisje për mbështetjen e artilerisë ruse, disa prej të cilave duket të jenë përdorur së fundmi, të parkuara në Jelnja, më 19 janar. Shtëpia e Bardhë më vonë u mundua të sqaronte komentet e presidentit amerikan, duke thënë se "nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin me Ukrainën, kjo përbën ndërhyrje të re, dhe asaj do t'i përgjigjen shpejt, ashpër dhe në mënyrë të koordinuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë".
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/9Pajisje ushtarake të grumbulluara në magazinën ushtarake në Klimovë, më 19 janar. Pamje të mëparshme të të njëjtit vend, nga Google Maps,shfaqin pak automjete ushtarake aty.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/9Mjete të rënda ushtarake në një kompleks hekurudhor në Klimovë, më 19 janar. Pamje të reja amatore kanë shfaqur sasi të mëdha të armatimit duke u transportuar me tren në perëndim të Rusisë.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/9Një helikopter rus për zbulim dhe sulm, i tipit Ka-52 "Aligator", duke fluturuar në një vend të panjohur në rajonin e Rostovit, në Rusi, më 19 janar. Këto pamje janë shkrepur nga një fotograf i pavarur, të cilit me sa duket i është dhënë qasje në një bazë ushtarake ruse, dhe më pas janë shpërndarë nga Reuters.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/9I njëjti fotograf ka shkrepur fotografi të ushtarëve rusë duke marrë pjesë në manovra tokësore në Kamensk-Shaktinski, më 19 janar.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/9Një pilot në kabinën e një helikopteri të tipit Ka-52, në kuadër të një fluturimi testues, më 19 janar.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Berlin, më 20 janar, për bisedime me aleatët evropianë, teksa frika është rritur se Ukraina mund të pushtohet "papritmas". Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, dhe akuzon NATO-n se po planifikon ta pranojë vendin si anëtar të aleancës, si dhe të dërgojë armatim të rëndë atje.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Prej prillit të vitit 2014, në rajonet lindore të Ukrainës, forcat ukrainase luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia.
Në takimin e këshilltarëve nuk u arrit asnjë rezultat konkret, por ata u pajtuan që të takohen pas dy jave në Berlin. Kuleba tha se kjo ishte një shenjë se Rusia do të qëndrojë në rrugën diplomatike të paktën për një periudhë të shkurtër kohore.
“Lajm i mirë që këshilltarët u pajtuan të takohen në Berlin pas dy javësh, që nënkupton se Rusia për dy javët e ardhshme me gjasë do të qëndrojë në kursin diplomatik”, tha Kuleba pas takimit me homologun e tij danez, Jeppe Kofod.
Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën, por ka thënë se NATO-n e sheh si kërcënim dhe ka kërkuar që kjo aleancë të mos zgjerohet në lindje. NATO po ashtu i ka dërguar një përgjigje të shkruar për kërkesat ruse, duke paraqitur një sërë propozimesh për zgjidhje diplomatike të krizës dhe i ka bërë thirrje Moskës që të ulë tensionet.