Avionët F-16 të Forcës Ajrore të Holandës duke fluturuar gjatë një demonstrimi, më 4 korrik, 2023.
Holanda do t’ia dërgojë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16, për t’i ndihmuar në betejën kundër pushtimit rus, ka njoftuar qeveria holandeze, të premten.
“Sot kam informuar presidentin [e Ukrainës, Volodymyr] Zelensky për vendimin e qeverisë sonë për të përgatitur 18 avionët e parë luftarakë F-16 për dërgim në Ukrainë”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Mark Rutte, nëpërmjet një shkrimi në platformën sociale X, e njohur më parë si Twitter.
“Dërgimi i F-16-shave është një ndër elementet më të rëndësishme të marrëveshjeve të arritura për mbështetje ushtarake për Ukrainën”, është shprehur ai.
Dërgimi i avionëve luftarakë ende varet nga aprovimi për eksportim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës, dhe nga përmbushja e kritereve për stafin dhe infrastrukturën në Ukrainë, ka shtuar Rutte, pa përmendur afate për këto vendime, raporton Reuters.
Por, njoftimi i ndihmës ka bërë të mundshëm rezervimin e fondeve dhe njerëzve për përgatitjen e avionëve për dërgim, ka thënë qeveria holandeze.
“Kam folur me Mark Rutten për ta falënderuar qeverinë holandeze për vendimin e saj për të filluar përgatitjen e 18 avionëve të parë F-16 për dërgim në Ukrainë”, ka thënë presidenti ukrainas, Zelensky, në X.
Në qendrën e trajnimit të pilotëve të avionëve F-16 në Rumani
1/8Avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Rumanisë fluturuan mbi objektin e trajnimit në bazën ajrore ushtarake 86, jashtë Fetestit, më 13 nëntor.
Objekti në Rumaninë juglindore synon ta rrisë ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe ta pozicionojë më mirë aleancën ushtarake “për t’u përballur me sfidat komplekse” në Evropën Lindore dhe në rajonin e Detit të Zi, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën. (Përgatiti: Valona Tela)
2/8Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, tha në hapje: "Hapi tjetër është që trajnimi të fillojë me ekuipazhet dhe pilotët rumunë, dhe natyrisht - duke planifikuar përpara - me Ukrainën".
Avionët luftarakë, të prodhuar në SHBA, do të dërgohen nga Forcat Ajrore Mbretërore të Holandës, ndërsa prodhuesi i avionëve, Lockheed Martin, do të sigurojë instruktorë dhe mirëmbajtje në qendrën e trajnimit.
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën. (Përgatiti: Valona Tela)
3/8Një F-16 i Forcave Ajrore të Holandës u shfaq para mediave gjatë inaugurimit të qendrës. Ollongren tha se qendra e trajnimit shpreson të mirëpresë pilotë dhe ekuipazhe nga Ukraina sa më shpejt që të jetë e mundur.
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën. (Përgatiti: Valona Tela)
4/8Një ushtar rumun pranë një logoje në një derë në bazën ajrore.
Në muajin gusht, Shtetet e Bashkuara miratuan dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda, sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve.
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën. (Përgatiti: Valona Tela)
5/8Pilotë të Forcave Ajrore të Rumanisë brenda një dhome të trajnimit. Shtatë pilotë filluan stërvitjen e tyre në qendër më 13 nëntor.
Ollongren tha se aleatët evropianë duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus. “Ne duhet t’i shtojmë përpjekjet tona, duhet ta vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në çdo mënyrë të mundshme”, tha ajo.
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën. (Përgatiti: Valona Tela)
6/8Një pilot i Forcave Ajrore të Rumanisë duke pozuar për mediat.
Ollongren mirëpriti një propozim të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për të krijuar një fond me deri në 5 miliardë euro në vit - gjatë katër vjetëve të ardhshëm - për të forcuar Ukrainën.
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën. (Përgatiti: Valona Tela)
7/8Mbi 4.600 avionë janë krijuar që nga miratimi i prodhimit në vitin 1976. Ukraina ka kërkuar vazhdimisht avionë luftarakë F-16, të prodhuar nga SHBA-ja, për të luftuar kundër ushtrisë ruse.
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën. (Përgatiti: Valona Tela)
8/8Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Rumanisë fluturon mbi bazën ajrore.
Rumania - anëtare e NATO-s nga viti 2004 - ka rritur shpenzimet e saj në mbrojtje, ndërsa NATO-ja ka forcuar praninë në krahun lindor të Evropës, duke dërguar grupe shtesë luftarake në Rumani, Hungari, Bullgari dhe Sllovaki.
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide
Holanda ka dërguar F-16-shin e parë, prodhim amerikan, në një qendër të re trajnimi për pilotët dhe stafin ukrainas, në Rumani, muajin e kaluar.
Danimarka, Norvegjia dhe Belgjika, po ashtu, kanë njoftuar se do t’i japin Ukrainës avionë F-16, pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara ka aprovuar dërgimin e tyre që Kievi të mbrohet kundër Moskës, sapo të jetë përfunduar trajnimi i pilotëve.
Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.