Ndërlidhjet

Japonezët i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe


Një automjet që bartë trupin e ish-kryeministrit të ndjerë japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, niset pas funeralit të tij në Tempullin Zojoji në Tokio, Japoni, 12 korrik 2022.

Japonezët i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit, Shinzo Abe, të martën, në një funeral familjar, i cili u mbajt në një tempull disa ditë pasi vrasja e tij tronditi kombin.

Abe, kryeministri më jetëgjatë i vendit, mbeti person me ndikim edhe pasi dha dorëheqjen dy vjet më parë për arsye shëndetësore. Ai u qëllua të premten gjatë një fjalimi të fushatës në qytetin perëndimor Nara.

Qindra njerëz mbushën trotuaret jashtë tempullit Zojoji në qendër të Tokios për t'i dhënë lamtumirën Abes.

Autokolona me makinën e vdekjes që mbante trupin e tij, e shoqëruar nga gruaja, Akie Abe, kaloi ngadalë përmes turmës së njerëzve.

Vetëm ajo dhe anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes, së bashku me kryeministrin, Fumio Kishida dhe krerët e lartë të partisë, morën pjesë në funeralin në tempull.

Shinzo Abe dhe karriera e tij politike
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:04:34 0:00

Makina q137 barte trupin e tij, kaloi nëpër distriktin kryesor politik të Tokios, Nagata-cho, ku Abe kaloi më shumë se tre dekada pasi u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 1991.

Më pas makina kaloi ngadalë pranë selisë së partisë qeverisëse, ku ligjvënës të lartë me kostume të errëta qëndruan jashtë dhe u lutën për të, përpara kalimit nga zyra e kryeministrit, ku Abe shërbeu gati një dekadë.

Kryeministri Kishida dhe anëtarët e kabinetit shtypën u përkulën drejt makinës që mbante trupin e tij, se atë shkonte në krematorium.

Të dielën, dy ditë pas vdekjes tronditëse të Abe, partia e tij, Partia Liberale Demokratike dhe partneri i saj korrën fitore dërrmuese në zgjedhjet për dhomën e sipërme, më pak e fuqishme se dy dhomat e parlamentit.

Kjo mund të bëjë që kryeministri Kishida të qeverisë pandërprerë deri në zgjedhjet e planifikuara në vitin 2025. Por, vdekja e Abe hap gjithashtu një periudhë të pasigurisë për partinë e tij.

Ekspertët thonë se lufta për pushtet brenda fraksionit të partisë së Abe është e sigurt.

Kishida ka theksuar rëndësinë e unitetit të partisë pas vdekjes së Abe.

Të shtënat me Abe kanë tronditur Japoninë, një nga vendet më të sigurta në botë me disa nga ligjet më të rrepta të armëve.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka vdekur në spital, ku është dërguar në gjendje të rëndë, pasi u plagos më 8 korrik gjatë një fjalimi në qytetin Nara. Ai po merrte pjesë në një tubim zgjedhor, kur u qëllua me armë zjarri. Sulmuesi i dyshuar i tij është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

XS
SM
MD
LG