Java nëpërmjet fotografive
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas, protestat në Gjeorgji dhe lufta në Ukrainë ishin disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Një burrë duke ecur jashtë një shkolle të shkatërruar pas sulmeve ruse me raketa në Kramatorsk të Ukrainës.
10
Një demonstrues i mbështjellë me një flamur të Bashkimit Evropian gjatë protestave në Tbilisi, Gjeorgji, kundër projektligjit për "agjentët e huaj", për të cilin kritikët thonë se përfaqëson një ndryshim autoritar dhe mund të dëmtojë përpjekjen e Gjeorgjisë për t'u bashkuar me BE-në, më 9 mars. Më 10 mars, ligjvënësit gjeorgjianë votuan pro anulimit të projektligjit.
11
Një grua mban një varëse rrobash që simbolizon abortet e pasigurta dhe të paligjshme derisa merr pjesë në një tubim për të rritur ndërgjegjësimin për vështirësitë e kryerjes së një aborti në një spital shtetëror. Tubimi u mbajt para ndërtesës së Qeverisë në Bukuresht më 8 mars.
12
Këmbësorët duke ecur në një rrugë me borë në Kiev.