Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografi të veçanta nga disa prej ngjarjeve të javës që lamë pas si: ndeshja e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në stadiumin e Prishtinës, ceremonia martesore për 100 çifte në Afganistan, smogu që ka kapluar disa qytete, etj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Të rinjtë duke luajtur kriket në Lahore, Pakistan.

6
Mundësit duke garuar në garën "Sindhi Malakhra", një formë e lashtë lokale e mundjes që e ka origjinën në rajonin Sindh të Pakistanit, gjatë një turneu lokal në Karaçi.

7
Një zog duke fluturuar mbi Teheran ndërsa një shtresë e trashë e mjegullës së ndotur ka mbështjell kryeqytetin iranian.

8
Një grua iraniane duke qarë derisa mban në duar një trup të pajetë të rremë, në nderim të fëmijëve që vdiqën mes konfliktit Izrael-Hamas. Aktiviteti u organizua në shenjë solidarizimi me popullin palestinez, në Teheran.