Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografi të veçanta nga disa prej ngjarjeve të javës që lamë pas si: ndeshja e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në stadiumin e Prishtinës, ceremonia martesore për 100 çifte në Afganistan, smogu që ka kapluar disa qytete, etj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Prikat për nuset gjatë një ceremonie masive martesore për 100 çifte në Herat, Afganistan.
10
Tifozët e Kosovës dhe Shqipërisë pozojnë brenda stadiumit para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
11
Një shitës afgan rendit peshkun teksa pret klientët përgjatë një rruge në rrethin Surobi të provincës Kabul.
12
Një burrë hindu mban një fishekzjarre në një ceremoni për të festuar Diwalin, festivalin e dritave, në tempullin Somi Narin në Karaçi, Pakistan.