Stërvitjet e ushtarëve për luftë dhe shënimi i Ditës së Unitetit në Ukrainë, protesta kundër zhdukjes së qytetarëve në Pakistan dhe kundër formimit të një qeverie pakice në Malin e Zi janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove
1
Një vajzë duke shikuar engjujt simbolikë prej letre, të vendosur në kujtim të personave të vrarë gjatë demonstratave antiqeveritare në fillimin e vitit 2014, gjatë një ngjarjeje përkujtimore afër Sheshit të Pavarësisë, i njohur si Maidan, në Kiev, Ukrainë, më 18 shkurt.
2
Dy punonjës duke ndërtuar një varkë në një kantier detar, në qytet-portin jugor të Karaçit, në Pakistan, më 17 shkurt.
3
Një grua duke ecur, teksa vëzhguesit shikonin gropën e një predhe dhe dëmet në një shtëpi pas zjarrit të artilerisë në qytezën Vrubivka, në vijën e frontit, në lindje të Ukrainës, më 17 shkurt.
4
Shitësit ambulantë duke pritur blerës të peshqve të terur në Odesa, Ukrainë, më 17 shkurt.