Stërvitjet e ushtarëve për luftë dhe shënimi i Ditës së Unitetit në Ukrainë, protesta kundër zhdukjes së qytetarëve në Pakistan dhe kundër formimit të një qeverie pakice në Malin e Zi janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove
5
Familjarët duke mbajtur fotografi të të afërmve të tyre të zhdukur, gjatë një proteste, në Karaçi, Pakistan, më 16 shkurt. Aktistivët për të drejtat e njeriut pohojnë se shumë persona janë marrë nga agjencitë shtetërore, kryesisht nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit.
6
Ndërtesa e kabinetit të ministrave të Ukrainës, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, në Ditën e Unitetit, në Kiev, më 16 shkurt.
7
Politikani malazias, Aleksa Beçiq, duke folur para demonstruesve, gjatë një proteste kundër formimit të mundshëm të një qeverie pakice, në Podgoricë, Mal i Zi, më 16 shkurt.
8
Një rojë kufitare polake duke qëndruar në gatishmëri në vendin e ndërtimit të një gardhi, në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, afër qytezës Tolcze, më 16 shkurt.