Stërvitjet e ushtarëve për luftë dhe shënimi i Ditës së Unitetit në Ukrainë, protesta kundër zhdukjes së qytetarëve në Pakistan dhe kundër formimit të një qeverie pakice në Malin e Zi janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove
9
Një karpentier duke gdhendur një punim prej druri në punëtorinë e tij, në Peshavar, Pakistan, më 10 shkurt.
10
Ushtarët kirgizë duke marrë pjesë në manovra të planifikuara në qendrën stërvitore Alatau, rreth 25 kilometra larg Bishkekut, në Kirgizi, më 11 shkurt.
11
Një grumbull zogjsh duke fluturuar para një anieje të Marinës së Rusisë, në portin e Sevastopolit, në Krimenë e okupuar, më 16 shkurt.
12
Ushtarët ukrainas duke biseduar në një pozicion në vijën e frontit, afër Popasnas, në rajonin lindor të Luhanskut, ku ata luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia, në kohën e një grumbullimi të madh ushtarak rus, afër kufirit me Ukrainën, më 14 shkurt.