Stërvitjet e ushtarëve për luftë dhe shënimi i Ditës së Unitetit në Ukrainë, protesta kundër zhdukjes së qytetarëve në Pakistan dhe kundër formimit të një qeverie pakice në Malin e Zi janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove
13
Priftërinjtë duke bërë lutje për nder të Shën Haralampusit, teksa besimtarët mblidheshin përreth qirinjve, të vendosur mbi kavanozë mjalti, të renditur në formën e një kryqi, gjatë një meshe për "shenjtërimin e mjaltit", në një kishë në qytezën Blagoevgrad, në jug të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, më 10 shkurt.
14
Veteranët duke u lutur në Bishkek, Kirgizi, më 15 shkurt, gjatë një shërbimi përkujtimor për ushtarët e vrarë në Afganistan.
15
Udhëheqësi i burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny (i dyti nga e majta), dhe bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya, shihen në një ekran gjatë një seance dëgjimore në një burg, në rajonin e Vladimirit, në Rusi, më 15 shkurt.
16
Njerëzit duke ecur pranë një tregu krishtlindjesh, në Sheshin e Kuq të Moskës, në Rusi, më 14 shkurt.